Ky ishte Muhamedi (a.s)

Ai e jepte ndihmën e tij rregullisht në punët e shtëpisë, ndizte vetë zjarrin, fshinte shtëpinë, milte dhitë, arnonte rrobat dhe qepte këpucët. Në portretin profetik kishte një përputhje të plotë dhe harmoni mes pamjes fizike dhe botës shpirtërore. Ishin pikërisht virtytet shpirtërore të Profetit (a.s) që e renditën dhe e bënë atë më të madhin personalitet të njerëzimit. Në kurmin e tij të pastër bashkoheshin në një vitaliteti, bujaria, ndjeshmëria, drejtësia. Ai kishte një pamje të bukur, një botë shpirtërore të përsosur dhe një trup të pashoq.

Profeti (a.s) nuk thoshte fjalë të tepërta, çdo fjalë e tij ishte këshillë e urtësi. Ai ishte i butë, i matur dhe modest. Ai nuk e tepronte në të qeshur, nuk qeshte me të madhe. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur. Tek njerëzit, ai vlerësonte sjelljen, moralin, formimin dhe edukatën e tyre. Të njohurve u bënte vizita dhe u dërgonte dhurata. Profeti (a.s) ishte vazhdimisht mendueshëm. Ai nuk fliste kur nuk ishte e nevojshme. Heshtja e tij ndonjëherë zgjaste. Kur fillonte të fliste, nuk e linte të papërfunduar mendimin. Shumë ide e mendime i shprehte në mënyrë të qartë e koncize. Fjalët i dallonte mirë nga njëra-tjetra.

Zemërohej rrallë dhe në ato raste kur bëheshin padrejtësi e thuheshin të pavërteta ose jepeshin dëshmi të rreme; kur zemërohej nuk ngihej nga vendi. Asnjëherë nuk është zemëruar për çështje vetjake. Nuk hynte në shtëpinë e askujt pa marrë leje. Kur hynte në kuvend apo ambiente publike, nuk lejonte që t’i ngriheshin në këmbë. Në orar ishte shumë i përpiktë. Shpesh shihej i gëzuar, i butë dhe jo i vrazhdë apo i ashpër. Nuk ka qenë zhurmues, as qortues i madh, as lavdërues i tepruar.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: