Vullnetarët gëzojnë shëndet më të mirë se të tjerët

Sipas një studimi të kohëve të fundit, puna vullnetare është e dobishme për zemrën, edhe pse personi mund të jetë i shtyrë në moshë. Studimi u krye me 106 adoleshentë nga Kanadaja dhe rezultatet e tij u publikuan në revistën “Journal of the American Medical Association”.

Studimi kishte si qëllim të provojë nëse punët vullnetare ndikojnë në shëndetin e adoleshentëve apo jo. Sipas supervizores së këtij studimi, Hanna Shrye, puna vullnetare përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe të vetë zemrës, të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve në Amerikën Veriore.

Adoleshentët që morën pjesë në eksperiment u ndanë në dy grupe; njëri grup, me 53 adoleshentë kreu punë vullnetare në mjedisin përreth, ndërkohë që grupi tjetër me të njëjtin numër jo. Nga ky studim, pas dhjetë javësh vrojtime, u pa se vullnetarët gëzonin shëndet më të mirë, me përqindje më të ulët kolesteroli, infeksionesh dhe yndyrash.

Sipas studimeve, shenjat e para të sëmundjeve së zemrës dhe enëve të gjakut, shfaqen në periudhën e adoleshencës. Pikërisht për këtë arsye u zgjodh kjo grup-moshë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: