Jeta është një mrekulli

Jeta është mrekulli që s’mund ta krijojë dora e njeriut, por fuqia e Zotit (xh.sh). Është ajo që krijon mrekullira dhe i ngjall të vdekurit. Nëse shikohen të mbjellat e rritura, kopshtet e bukura dhe frytet e pjekura, syri dhe zemra frymëzohen me fuqinë krijuese të Zotit (xh.sh), e cila e zbut tokën për të dalë bima në liri e dritë, e gjelbëron drurin nën shkëlqimin e diellit dhe dritës, i zbukuron degët me gjethe e fryte, e çel sythin dhe e përgatit frytin për t’u pjekur e për t’u këputur. “Ashtu që ata të hanë nga ato fryte dhe nga ç’ka prodhojnë vetë duart e tyre.”

Fuqia e Zotit (xh.sh) i ka aftësuar njerëzit për punë ashtu siç i ka aftësuar bimët për jetë e zhvillim! Pas kësaj lidhjeje të ngushtë jetësore, kthehen dhe e madhërojnë Zotin (xh.sh) për shkak se u ka krijuar bimë, kopshte dhe lloje (çifte) nga çka mban toka, ashtu siç janë njerëzit dhe krijesat e tjera që i di vetëm Zoti. “I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” Kjo pastërti është e meritueshme sepse prezanton një të vërtetë të madhe nga të vërtetat e kësaj ekzistence, gjegjësisht e vërteta e unitetit të krijesës, e unitetit të rregullit dhe e formimit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: