Dashuria e Profetit a.s për fëmijët

I Dërguari i Zotit kishte një dhembshuri të veçantë për fëmijët. Kur ai shikonte një fëmijë që po qante, e pushtonte në krahët e tij dhe ndante së bashku me të brengën apo hidhërimin. Ai ndjente dhimbje për një fëmijë më tepër se sa mund të ndjente nëna e tij. Një herë ai tha: Unë po falem dhe dëshiroj ta çoj sa më gjatë faljen. Por unë po dëgjoj një fëmijë duke qarë dhe po e shkurtoj faljen për t’ia larguar ankthin nënës.

Ai i merrte fëmijët në krahë dhe i përqafonte. Njëherë, ndërsa po ngushte dhe puthte nipin e tij të madh, Hasanin, Akrah ibn Habisi i tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, por asnjërin prej tyre nuk e kam puthur kurrë!” I Dërguari i Zotit iu kthye: “Për atë që nuk ka mëshirë për të tjerët, nuk mund të ketë mëshirë!”

Sipas një versioni tjetër, ai shtonte: “Çfarë mund të bëj për ty nëse Zoti e ka larguar mëshirën prej teje?”

Ai thoshte: “Mëshironi në tokë që ata në qiell t’ju mëshirojnë ju!”

Kur Sad ibn Ubade u sëmur, i Dërguari i Zotit shkoi ta vizitonte në shtëpi. Duke vështruar bashkëpunëtorin e tij besnik që ishte në gjendje të rëndë, ai filloi të qante dhe tha: “Zoti nuk ndëshkon për lotët apo brengat, por Ai është ndëshkues për këtë!” Dhe tregoi gjuhën e tij.[11] Kur Osman ibn Maduni vdiq, ai qau pa pushim. Përgjatë funeralit, një grua tërhoqi vëmendjen duke thënë: “Osmani fluturoi si një zog në parajsë.” Profeti nuk e humbi qetësinë dhe e qortoi gruan: “Nga e di ti këtë? Akoma unë nuk e di këtë gjë, dhe unë jam Profet!”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: