Zbuloni shkaktarët e lodhjes gjatë ditës

Kur ndjejmë lodhje mendojmë se mungesa e gjumit është e vetmja arsye. Por në fakt janë disa arsye të tjera, të cilat na shkaktojnë lodhje.

Ja disa nga arsyet :

Mosngrënia mëngjesit
Ushqimi që ne hamë, shërben si karburant për trupin tonë dhe kur flemë, trupi ynë vazhdon të përdorë atë që kemi konsumuar darkën e një nate më parë për të vazhduar qarkullimin e gjakut. Pra, kur ne zgjohemi në mëngjes duhet ta furnizojmë trupin tonë me kalori, që të jetë i aftë në përballimin e një dite të re. Anashkalimi i mëngjesit na bën të ndjehemi më të ngadaltë.

Të mos stërvitesh kur je i lodhur
Të ndalosh së bëri ushtrime fizike, kur ndjeheni të lodhur mund të ndikojë negativisht tek ju. Nëse ju mendoni se po kurseni energji e keni shumë gabim. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Gjeorgjisë, të gjithë ata persona të cilët filluan të stërviteshin rregullisht tre herë në javë për rreth 20 minuta për seancë, pas gjashtë javësh ndjeheshin më pak të lodhur dhe më me shumë energji.

Dehidratimi
Dehidratimi është një shkak që ju ndjeheni të lodhur, shpjegon Amy Goodson, dietologë në Teksas. Dehidratimi shkakton reduktim në volumin e gjakut, shpjegon Goodson, që e bën gjakun më të trashë. Kjo bën që zemra juaj të pompojë më ngadalë, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni arrin muskujt dhe organet.

Konsumi i tepërt i kafeinës
Studimet tregojnë se deri në tre gota kafe në ditë është mirë për ju, por duhet të bëjmë kujdes me tejkalimin e kësaj norme. Një studim ka zbuluar se konsumimi i kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit ndikon negativisht.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: