Vlerat shëndetësore të hurmave arabe

Vallë a i njihni hurmat arabe, frutin që dietelogët e konsiderojnë si minierën e vitaminave?

Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.

Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave arabe:

Fruti më i preferuar i arabëve forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë, lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut, zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet; konsumi i saj esëll eliminon askaridet, forcon muskujt dhe nervat, si dhe vonon plakjen.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet; forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.

Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: