Vlera e umetit të Muhamedit (a.s)
Një ditë prej ditësh Hz. Kab-el-Ahbar takohet me një dijetar Jahudi, i cili ishte duke qarë dhe në këtë moment e pyet se cila ishte arsyeja e qarjes së tij?
Dijetari nuk i jep asnjë përgjigje!
Pastaj Hz. Kab i thotë: a të tregoj për gjërat që të kanë bërë të qash?
Dhe kështu vazhdon të tregojë:
Hz. Musa (a.s) kur po lexonte Teuratin gjeti të dhëna për një grup njerëzish:
O Zot unë kam parë një ummet i cili është më i miri nga të gjithë ummetet. Ata për të besuar (ta forcuar besimin) e tyre ndalojnë njerëzit nga e keqja dhe gjithmonë urdhërojnë në të mirë. Besojnë në librat e kaluar dhe të fundit dhe gjithashtu luftojnë me Dexhalin. Bëji këta njerëz prej ummetit Tim?
Allahu i thotë: O Musa këta janë ummeti i Muhamedit.
Pasi i dëgjoi këto dijetari Jahudi ia kthen Hz. Kab’it duke i thënë se kishte të drejtë.
Hz. Kab vazhdon duke i treguar më tej:
O Zot ai ummet të falenderon shumë, kur duan të bëjnë një punë thonë gjithmonë ‘inshaAllah’. Bëji ata prej ummetit Tim?
Allahu i thotë: O Musa ata janë ummeti i Muhamedit.
Kështu në të njëjtën mënyrë dijetari e mbështet Hz. Kabin dhe kështu ai vazhdon të tregojë:
O Zot kam parë një ummet që sa herë janë në një gjëndje të mirë të madhërojnë dhe në raste kur janë në gjëndje të keqje të falënderojnë Ty.
Atyre u është bërë toka e pastër, me të ata pastrohen prej papastërtive siç pastrohesh me ujë, toka është mesxhidi i tyre ata mund të falen ku të dëshirojnë.
O Zot bëji ata prej ummetit Tim?
Allahu i thotë: O Musa ata janë ummeti i Muhamedit.
O Zot kam parë një ummet në Teurat ata e mbajnë librin e tyre të shenjtë të ruajtur në zemrat e tyre, ata rreshtohen në namaz si melekët, në mesxhidet e tyre dëgjon zëra të ëmbël si mjalti i bletës, një numër i vogël i tyre shkon në xhehenem.
O Zot bëji ata prej ummetit Tim?
Allahu i thotë : O Musa ata janë ummeti i Muhamedit.
Pas kësaj Musai (a.s) i lutet Allahut duke i thënë: “O Allah më bëj mua prej ummetit të Muhamedit?”
Pasi Hz. Kab mbaroi së treguari dijetari Jahudi i thotë që ke të drejtë o Kab.
Burimi: Kitabu’l-Vefa fi Fedaili’l-Mustafa
Përgatiti: Marius Tafani