Veshja e Profetit tonë

Profeti, paqja qoftë mbi të! nuk është veshur asnjëherë vetëm me një veshje. Zakonisht vishej me një veshje harmani25(një lloj pelerinë), këmishë, dhe fund. Nuk përdorte çorape. Por çorapet e dërguara nga Nexhashiu i ka veshur. Nga transmetimi kuptohet se ato çorape ishin prej lëkure. Cepi i çallmës i varej herë poshtë kraharorit të bekuar, e herë mes shpatullave. Në shumicën e rasteve ka përdorur çallmë të zezë. Nën çallmë mbante gjithmonë një kësulë. Nuk ka përdorur asnjëherë kësulë të hollë apo qeleshe. Ai thoshte gjithnjë se ajo që na ndan ose na ndryshon nga mushrikët, është vendosja e kësulës nën çallmë.26

Profetit tonë i pëlqente shumë veshja që quhej ‘kamis’. Kamis është një këmishë që mbulon nga koka te këmbët. Duke mos qenë një veshje e ndarë në dy pjesë si ‘idhar’ dhe ‘rida’ dhe meqë i mbulonte gjithë trupin, Profetit i pëlqente shumë. Kamis, në vija të përgjithshme, është një copë prej pambuku. Mëngët e këmishës së profetit tonë zgjateshin deri te kyçi i dorës.

Në veshje parapëlqente stofrat me vija. Në arabisht kjo quhet ‘hibere’. Ky është një stof me ngjyrë të gjelbër, i njohur në Jemen. Zotëria i gjithësisë parapëlqente veshjet me ngjyrë të gjelbër për arsye se edhe veshja e banorëve të xhenetit do të jetë në po këtë ngjyrë. Ngaqë mëngët ishin të ngushta dhe nuk mund t’i përveshte gjatë marrjes së abdesit, ndonjëherë detyrohej dhe t’i hiqte. Në pjesën e sipërme të xhepit apo tek jaka, ka pasur edhe qëndisje prej mëndafshi të harmanit Nushirevan. Pas vdekjes së Tij, Hz. Aishja (r.a.) nxori një pulovër leshi të arnuar dhe një fund prej stof leshi dhe tha: “I Dërguari i Zotit ka vdekur me këto rroba.”

I Dërguari ynë kur vishte diçka të re. i lutej Zotit me emrin e asaj veshjeje. Nëse kishte vënë një çallmë, lutej kështu: “Lavdi Zotit që na e ka bërë çallmën veshje”. Nëse kishte veshur një këmishë: “Lavdi Zotit që na e bëri këmishën veshje”. Nëse kishte veshur rida, “Lavdi Zotit që na e bëri ridanë veshje.”

Kur vishte diçka të re, lexonte këtë dua: “O Zoti i Madhëruar, Ty të takojnë të gjitha falënderimet! Ashtu siç ma ke veshur këtë veshje, ashtu kërkoj prej Teje më të mirën e trupit për të cilin është përgatitur ajo. Dhe strehohem tek Ti o Zot nga e keqja e trupit për të cilin është bërë kjo veshje!”

Siç e dimë nga hadithet, Profeti ka pasur dhe veshje me ngjyrë të kuqe. Pjesa më e madhe e studiuesve të hadithit janë të mendimit se Profeti është veshur me të kuqe. Por Ibn Kajim ka thënë se Profeti paqja qoftë mbi të! nuk ka pasur veshje të kuqe dhe nuk lejonte as burrat që të kishin veshje të tilla. Me veshje të kuqe kuptohet një veshje e qepur me një copë me vija të kuqe, marrë nga Jemeni. Pohohet se Profeti paqja qoftë mbi të! e ka veshur herë pas here. Por numri më i madh i studiuesve të hadithit thotë se nuk ka asnjë shenjë që tregon se veshja e kuqe e Profetit ka qenë me vija.

Zerkani e ka shpjeguar më gjerësisht këtë temë. Nga transmetime të ndryshme, kuptohet se Profeti ka mbajtur veshje me ngjyrë të zezë, të kuqe, të gjelbër, të verdhë, pra, të çdo ngjyre. Por ngjyra më e preferuar ishte e bardha.

Ndonjëherë hidhte sipër një beze që ishte stof me vija. Këpucët e Tij ishin në formën e sandaleve. Poshtë kishte një bazament të sheshtë. Ishte një lloj këpuce që lidhej nga sipër. Shtrati ishte një mbulesë lëkurë e mbushur me gjethe hurme në vend të leshit. Minderi ishte i punuar me fije të marra nga fibrat bimore. Për këtë arsye, shumë herë i mbesnin në trupin e bekuar shenja nga ato fije.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: