Urtësia është gjëja e humbur e besimtarit

Në çdo kohë do të ketë njerëz që nuk ndajnë të njëjtat bindje si tonat dhe ndonjëherë mund të jenë edhe kundërshtarët tanë. Ndonjëri prej tyre mund të përdorë çdo lloj mënyre për të na provokuar dhe nxjerrë në pah ndonjë anë tonën negative.

Kështu ishte edhe qëllimi i një personi në kohën e asketit të madh, Ibrahim b. Ed’hemit. Ai kishte dëshirë ta nënçmonte Ibrahimin me një pyetje dhe të provonte se deri ku mund të arrinte durimi i tij.

E ndali diku dhe i tha: “Çfarë është më e pastër, mjekrra jote apo qeni im?”

Asketi iu përgjigj me urtësi: -Nëse qeni yt arrin të futet në Xhennet dhe mjekrra ime jo, atëherë qeni yt është më i pastër. Por nëse mjekrra ime arrin të futet në Xhennet, atëherë ajo është më e pastër.

Njeriu që e pyeti, nuk e priste këtë përgjigje të urtë dhe i tha: “Këtë sjellje nuk e ka veçse një ndjekës i vërtetë i Muhamedit (a.s) dhe shprehu shehadetin.”

Postime të ngashme