Urtësia e Imam Malikut

Njëherë e pyetën Imam Malikun (r.a), përse ai ishte i angazhuar shumë me grupet e dijes dhe jo me aspektet e tjera të Islamit.

Ai iu përgjigj duke prekur aspektin e personalitetit shpirtëror dhe tha: “Me të vërtetë që Allahu i ka ndarë punët e mira, ashtu sikurse ka ndarë rrizkun (furnizimin). Dikujt mund t’i jetë bërë e dashur falja e namazit (suplementar), por jo edhe agjërimi. Unë jam i gëzuar me atë që Allahu ka bërë të dashur për mua. Unë nuk mendoj se ajo mbi të cilën jam fokusuar është me e ulët, se ajo mbi të cilën dikush tjetër është fokusuar, apo edhe e kundërta. Shpresoj që të dy të jemi mbi të mirën dhe të vërtetën.”

Postime të ngashme