Tri cilësi janë burim i çdo mëkati
Një i urtë ka thënë: “Tri cilësi janë burim i çdo mëkati: mendjemadhësia, lakmia dhe zilia.
Mendjemadhësia e ka prejardhjen prej Iblisit, i cili u bë mendjemadh dhe refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit, a.s. Për këtë shkak u mallkua.
Lakmia, në themel, rrjedh prej Ademit, sepse atij iu tha se çdo gjë e ka të lejuar në Xhennet, përveç një peme. Lakmia e shtyri atë të hajë frytin e asaj peme, dhe u dëbua nga Xhenneti.
Zilia rrjedh prej Kabilit, birit të Ademit, i cili e vrau Habilin, e pastaj u bë jobesimtar dhe vendbanim i tij do të jetë Xhehennemi i përhershëm”.