Tre shenjat e hipokrizisë!

Profeti Muhammed (a.s) një herë, i kishte ndërhyrë në ҫast një gruaje që e kishte dëgjuar ta thërrasë fëmijën e vet duke i premtuar se do ti jepte diҫka. “Ҫfarë do ti japësh? Dhe ajo- Do ti jap disa kokrra hurma- o i dërguar i Allahut. Kurse ai (a.s.) kishte vazhduar: Në qoftë se s’do ti jepje asgjë, do të kishe gënjyer.”

I dërguari i Allahut e quante shenjë hipokrizie gënjeshtrën dhe përpiqej me sa të ishte e mundur të qëndronte larg saj. Gënjeshtra ishte një nga tre shenjat e hipokrizisë kurse dy të tjerat ishin mëkatet dhe perversitetet e mosmbajtjes së fjalës së dhënë e të tradhëtisë ndaj amanetit. ( Musned, 3/447; Ebu Davud, Edeb, 80). Aq sa e huaj të qe për profetin hipokrizia, aq e huaj mbetej për të (a.s.) tradhëtia ndaj amanetit.

Fryma dhe botëkuptimi i besueshmërise së të dërguarit të Allahut, përfshinte tërë ekzistencën. ai thoshte se nuk duhej hequr dorë nga besnikëria qoftë edhe ndaj kafshëve. (Buhari, Iman, 24; Muslim, Iman, 107). Një herë kur po ktheheshin nga lufta, nja dy vetë nga pasuesit shohin një ҫerdhe zogjsh, marrin në dorë zogjtë dhe fillojnë ti përkëdhelin. Pikërisht në ato ҫaste kthehet zogu nënë që nis të përpiqet kur si gjen të vegjlit në fole. Sapo njoftohet për këtë, i dërguari i Allahut urdhëron që zogjtë të lihen në fole e të mos i shkaktohet mundim nënës. Sikur donte të thoshte se ky veprim nuk u kishte hije njerëzve që ishin në pozitën e  përfaqësuesit të sigurisë dhe besueshmërisë në tokë. ( Ebu Davud, Xhihad, 112, Edeb, 164;Musned. 1/404.)

Postime të ngashme