Thënie e artë rreth realitetit të jetës së kësaj bote

Ibn Xhuezi (r.a) ka thënë diçka shumë kuptimplotë rreth jetës së kësaj bote: “Kjo botë mahnit vetëm atë që nuk kupton asgjë, ashtu sikurse ëndrra mahnit personin që po fle, ose loja imagjinare, e cila konceptohet nga fëmija si e vërtetë. Për sa u përket njerëzve inteligjentë, ata nuk mashtrohen prej saj.”

Kitab al-Lataaif, 27-28

Ëndrrat duken si të vërteta, por kur zgjohemi kuptojmë që nuk ishin gjë tjetër veçse një iluzion. Ngjashëm, jeta e kësaj bote duket si e vetmja e vërtetë, por kur vdesim, kuptojmë që nuk ishte gjë tjetër veçse një iluzion.

Postime të ngashme