Me të vërtetë…

“Me të vërtetë Allahu kur e do një familje fut butësi ndërmjet tyre.”

“Më i ndershmi prej njerëzve është ai që është më i devotshëm.”

“Me të vërtetë ata që duhen për hir të Allahut do të jenë nën hijen e Arshit të Tij.”

“Me të vërtetë Allahu i Lartësuar është Falës dhe e do faljen.”

“Me të vërtetë falënderuesit janë robërit e Allahut më me vlerë në Ditën e Gjykimit.”

“Me të vërtetë emri Selam është një emër prej emrave të Allahut të Lartësuar, andaj përhapeni atë (selamin) në mesin tuaj.”

“Me të vërtetë pesë namazet i pastrojnë (shlyejnë) mëkatet ashtu siç e pastron uji papastërtinë.”

“Me të vërtetë Allahu ka përcaktuar që haku (e vërteta) të zë vend në gjuhën e Omerit (r.a) dhe në zemrën e tij.”

“Me të vërtetë Allahu më ka bërë rob bujar dhe nuk më ka bërë të ashpër e të vrazhdë.”

“Me të vërtetë Allahu i Lartësuar kënaqet me robin e Tij, i cili kur ha ose pi e falënderon Allahun për këtë.”

“Me të vërtetë Allahu i Lartësuar që kur e krijoi sëmundjen e krijoi edhe shërimin, andaj shërohuni!”

Profeti Muhamed (s.a.s)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: