Terminologjia e shkollës juridike Hanefi

Sikur çdo shkencë tjetër, ashtu edhe shkenca e fikhut ka terminologjinë e saj të veçantë, mirëpo brenda medhhebit Hanefi ekziston një terminologji që është enkas për këtë shkollë juridike (medhheb). Andaj, ata që lexojnë literaturën e medhhebit Hanefi, sigurisht që do të gabonin dhe nuk do ta kuptonin në qoftë se nuk e njohin terminologjinë e veçantë të këtij medhhebi. Në vazhdim do të sqarojmë disa fjalë nga terminologjia e këtij medhhebi.

  1. Mutun – Me nocionin “mutun” në literaturën e medhhebit Hanefi emërtohen disa libra themelorë siç janë: “El Bidaje” nga Burhanud-din Alij Ebu Bekër El Merginani, “El Kitab” nga Ebul Hasan Ahmed b. Muhamed El Kuduriju, “En-Nikaje” nga Sadru Esh-Sheria Ubejdullah b. Mes’udi, “El-Muhtar” nga Abdullah b. Mahmud El Meusilij, “El-Kenzu” nga Ebul Berekat Ubejdullah b. Ahmed i njohur me emrin Hafidhud-din en-Nesefij, “El-Multeka” nga Ibrahim b. Muhamed b. Ibrahim el-Halebij.
  2. El-Imam – Në literaturën e medhhebit Hanefi, kur përmendet nocioni “El-Imam”, fjala është për Imam Ebu Hanifen.
  3. Imamejni – (dy imamët) Fjala është për Imam Ebu Jusufin dhe Imam Muhamedin.
  4. Sahibani – sahibejni – Me nocionin sahibani (sahibejni) nënkuptohet Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamedi.
  5. Et-tarefani ose et-tarefejni – Me këtë nocion fjala është për mendimin e imam Ebu Hanifes dhe nxënësit të tij imam Muhamedit.
  6. Esh-Shejhani – Me këtë nocion fjala është për mendimin e imam Ebu Hanifes dhe imam Ebu Jusufit.
  7. Lehu – Kur të përmendet shprehja lehu, fjala është për Imam Ebu Hanifen.
  8. Lehuma ose indehuma – Kjo shprehje nënkupton Imam Muhamedin dhe imam Ebu Jusufin.
  9. Meshâjih Janë juristët hanefi, të cilët nuk e kanë arritur Ebu Hanifen.
  10. Mutekaddimîn: – Kush ka arritur tre imamët.
  11. Muteahhirîn: – Kush nuk i ka arritur tre imamët. Dallimi mes mutekaddiminëve dhe muteahhirinëve është viti 300 H.
  12. Sipas dijetarëve të medhhebit Hanefi, fetvaja në fushën e adhurimeve është sipas mendimit të Ebu Hanifes, në fushën e trashëgimisë merret sipas Imam Muhamedit, ndërsa në fushën e së drejtës  (gjyqësisë) sipas imam Ebu Jusufit.

 

 

Postime të ngashme