Imam Ebu Hanifja dhe komshiu i tij

Ebu Hanifja dhe komshiu i tij

Është e njohur që Imam Ebu Hanifja e falte çdo natë namazin e tehexhudit dhe e kalonte një pjesë të natës duke lexuar Kuran. Komshiu që ishte ngjitur me të, konsumonte shumë alkool dhe çdo natë lexonte poema me zë të lartë. Sigurisht që kjo gjë e shqetësonte shumë Imamin.

Por një natë Imami nuk e dëgjoi si zakonisht zërin e komshiut dhe shkoi të pyesë për të. Njerëzit i thanë se ai kishte përfunduar në burg. Vendosi që të shkojë atje dhe ta vizitojë. Prijësi i kohës u çudit për ardhjen e Imamit atje dhe pyeti për arsyen e vizitës. I thanë që  ishte shqetësuar për burgosjen e komshiut të tij. Për hir të kësaj gjëje u dha urdhër që ai njeri të lihej i lirë.

Komshiu e pyeti Imamin se pse duhet ta bënte diçka të tillë. Ai i tha: “Ti je komshiu im, kam të drejta ndaj teje dhe nuk doja t’i neglizhoja.”

Ky ishte shkaku që komshiu të kthehej nga rruga e tij dhe të pendohej tek Allahu.

Në fillim bëhuni thirrës me vepra, pastaj me fjalë. Ebu Hanifja dhe komshiu

Postime të ngashme

%d bloggers like this: