Surja Bejine -98

Surja Bejine -98

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنْفَكِّينَ حَتَّى تَأْتِيَهُمُ الْبَيِّنَةُ (1) رَسُولٌ مِنَ اللَّهِ يَتْلُو صُحُفًا مُطَهَّرَةً (2) فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ (3) وَمَا تَفَرَّقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَةُ (4) وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ (5) إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أُولَئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ (6) إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ (7) جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ (8)

 

Shqipërimi

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

1-Ata nga ithtarët e librit dhe politeistët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë, 

2-I dërguar prej Allahut, që lexon fletë të pastra, 

3-Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta. 

4-Dhe atyre të cilëve u është dhënë libri, nuk u përçanë vetëm pasi u erdhi argumenti. 

5-E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë. 

6-S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehenemit dhe, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesat më të dëmshme. 

7-Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të dobishme.  

8-Shpërblimet për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhenete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa fund. Allahu është i kënaqur prej tyre, dhe ata janë të kënaqur prej Tij. Kjo është për atë që i druhet Zotit të tij.

Surja Bejine, e zbritur në Medine, ka 8 ajete. Emrin e ka marrë prej fjalës bejine (argument i qartë e i prerë) që ndodhet në ajetin hyrës të sures. Po ashtu, kjo sure emërohet edhe si : Kajjime, Munfekin, Berrije e, Lemjekun. Në sure trajtohen këto tema:

a-Qëndrimi i politeistëve dhe pasuesve të librit (të krishterët dhe hebrenjtë) karshi profetësisë së Profetit Muhamed (sal’la llahu alejhi ue selem).

b-Adhurimi i Allahut (xh.sh) me sinqeritet.

c-Çështja që, fatlumët e fatzinjtë, që të gjithë do të shkojnë në botën tjetër, fatlumët në xhenet (parajsë) dhe fatzinjtë në xhehenem (zjarr).

Suret nga surja Huxhurat deri në suren Burruxh quhen edhe “Tiuel’i mufassal” (suret e gjata nga fundi i Kuranit), prej saj deri në suren Bejine quhen “Eusat’i Mufassal” (suret e mesme nga fundi i Kuranit) e, prej saj deri në fund quhen “Kisarr’i mufassal” (suret e shkurtra nga fundi i Kuranit). Ashtu si tregohet edhe në librat e fikhut, është e pëlqyeshme që, në namazin farz të sabahut dhe të drekës të lexohet nga suret “Tiuel’i mufassal”, në ikindi e jatci të lexohet nga suret “Eusat’i Mufassal”, ndërsa, në aksham të lexohet nga suret “Kisarr’i mufassal”.

Pra, përveç rasteve që s’kemi mundësi, në namaze të lexosh në masën e këtyre sureve është sunet dhe të lexosh një nga këto suret në çdo rekat është e pëlqyer. Domethënës është edhe fakti që, kjo sure është vendosur pas sures Alak dhe Kadr. Në suren Alak flitet rreth zbritjes së uahjit (shpalljes) së parë dhe në suren Kadr tregohet koha e fillimit të uahjit. Ndërsa, në suren Bejine tregohet nevoja e dërgimit të një profeti bashkë me këtë Libër. Surja Bejine 98 

Në fillim, tregohet nevoja për dërgimin e një profeti. Kjo nevojë është shtjelluar kështu: Shpëtimi i njerëzve nga mohimi, qofshin këta prej pasuesve të librit apo prej mosbesimtarëve, bëhet i mundur me anë të dërgimit të profetëve. Ky libër është një argument i qartë për këtë profet, i cili, ia shpjegon njerëzve librin e Allahut në mënyrë të qartë e të pastër dhe, siguron që mos të përzihet asgjë e pasaktë me këtë Libër të qartë, si dhe, bën të mundur që ky libër mos të deformohet si librat e shenjtë të mëparshëm.

 

Interpretimi (Tefsir)

 لَمْ يَكُنِ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ مُنْفَكِّينَ حَتَّى تَأْتِيَهُمُ الْبَيِّنَةُ 

1-Ata nga ithtarët e librit dhe politeistët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë, 

Pasuesit e librit dhe politeistët, edhe se bëjnë pjesë në të njëjtën kategori mosbesimi, janë përmendur me emra të veçantë. Me pasuesit e librit ka për qëllim, ata që kanë dhe i besojnë ndonjë libri të dërguar profetëve të mëparshëm, edhe se mund të jetë i deformuar dhe i paruajtur në formën e tij origjinale. Ndërsa, me politeistët, ka për qëllim ata që nuk i besojnë asnjë profeti dhe nuk kanë asnjë libër.

Ndoshta mund të ketë pasur për qëllim, ata që, edhe se janë prej pasuesve të librit, duke thëne se Allahu ka fëmijë dhe kanë mendime krahasuese për Krijuesin (duke e krahasuar Allahun me njeriun a diç tjetër), në një mënyrë apo tjetër devijojnë në politeizëm. Kurani Fisnik, e përmend politeizmin e pasuesve të librit në shumë vende. Por, megjithatë, në asnjë vend nuk e përmend fjalën “politeist” për ata. Ata, janë përmendur si “Pasues të librit” ose atyre që i “është dhënë libër”. Në disa raste janë përmendur si, “Jahudi” (hebrenj) e “Nesarra” (të krishterë). Sepse, feja e tyre origjinale është teuhidi (njëshmëria e Zotit). Por, në të njëjtën kohë kanë devijuar edhe në politeizëm. Surja Bejine 98 

Përshkrimi i pasuesve të librit si mohues, tregon që, mosbesimi i tyre përfshin Kuranin dhe profetin, po ashtu tregon edhe që, ata mohojnë edhe Teuratin e Inxhilin (Biblën) dhe profetët e tyre.

Politeistët; janë më të përgjithshëm se ata që adhurojnë statujat. Këtu futën të gjithë ata që i bëjnë shokë Allahut duke adhuruar statujat apo diç tjetër. Përfshin të gjithë ata që shohin në vetën e tyre apo në diçka tjetër pjesë nga Zoti ose ndonjë ortakëri të mundshme , si për shembull Faraoni, i cili i kishte bërë tekat e tij zot, duke mos e njohur Allahun thotë: “E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!” (Surja Naziat, 24) dhe “E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju përveç meje.” (Surja Kasas, 38)

الْبَيِّنَةُ Bejine, argument i qartë e i prerë. Dihet që, bejine ashtu si nur (drita), duke qenë e qartë për vete i qartëson edhe të tjerët. Për këtë arsye, dëshmitarit që tregon dhe vërteton një çështje, që sjell një argument të qartë e bindës, i thuhet bejine. Këtu ka kuptimin e argumentit dhe faktit që do të vërtetojë dhe shtjellojë të vërtetën.

Në këtë ajet me fjalën argument i qartë nënkuptohet Profeti Muhamed (sal’la llahu alejhi ue selem). Jeta e tij e kulluar është një argument i qartë për këtë fe. Vlerat e Tij të larta si: i drejtë, i besueshëm, i patëmeta në të gjitha aspektet morale, dhënia Atij një libër si Kurani edhe se nuk dinte shkrim e këndim, ndërhyrja më efikase në rrjedhën e historisë në një popull beduinësh, principet e besimit që solli, adhurimi, ligjet dhe principet morale duke mos u ndeshur as me logjikën e as me ndërgjegjen, mijëra njerëz që pasuan Atë bënë një progres madhështor si në aspektin shpirtërore, moral apo edhe atë shkencore, dhe duke menduar edhe specifika të tjera të Tij, kuptohet se sa të panumërta janë argumentet që flasin për të Dërguarin e Allahut. Surja Bejine 98 

Dalja e politeistëve dhe pasuesve të librit prej gjendjes ku ndodhen, nuk është e mundur vetëm se me argumente. Por, pas ardhjes së këtyre argumenteve, përgjegjësia e atyre që vazhdojnë në mohim u mbetet atyre. Pas kësaj, ata nuk mund të fshihen pas pretekstit se nuk u udhëzuan që të ndiqnin rrugën e drejtë.

رَسُولٌ مِنَ اللَّهِ يَتْلُو صُحُفًا مُطَهَّرَةً (2) فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ (3)

2-3 I dërguar prej Allahut, që lexon fletë të pastra, në të cilat, ka vetëm dispozita të drejta.[1] 

Pra, nuk do të heqin dorë prej mohimit të tyre derisa t’u vijë një i dërguar prej Allahut i ngarkuar me detyrën e profetësisë. Një profet i tillë, që يَتْلُو صُحُفًا مُطَهَّرَةً lexon fletë të pastra,të kulluara, të ruajtura prej duarve të liga. Sipas dëshmisë së ajetit 79 të sures Vakia “Atë nuk e prek kush, përveç të pastërve”, lexon fletë të pastra.

صُحُفًا suhuf është shumësi i fjalës صاحفةٌ sahifetun. Kuptimi leksikor është letër, fletë e shkruar. Mirëpo, në Kuran, ka kuptim terminologjik librave të zbritur profetëve. “Fletë të pastra”, libra që janë larg dyshimeve dhe që nuk janë përzier me gjëra të dyshimta e të pasakta. Janë aq të pastra sa:

 فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌ

3- Në të cilat  ka vetëm dispozita të drejta.

Pra, libra të pandryshueshëm që përmbajnë të vërtetën, drejtësinë dhe urtësinë, të pa deformuar dhe e vërteta gjendet gjithmonë në brendësi të këtyre librave. Janë pikërisht suret e Kuranit që urdhërohet të lexohen me në ajetin “Lexo”. Duke qenë se Kurani Fisnik përmban në brendësi të tij edhe frytet e librave të mëparshëm, Allahu (xh.sh) shprehet: ” فِيهَا كُتُبٌ قَيِّمَةٌNë të cilat  ka vetëm dispozita të drejta.

 

 وَمَا تَفَرَّقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَتْهُمُ الْبَيِّنَةُ

4-Dhe atyre të cilëve u është dhënë libri, nuk u përçanë vetëm pasi u erdhi argumenti. 

Pasuesit e librit, veçanërisht dijetarët dhe elita e tyre vetëm kur u erdhi bejine (argumenti i qartë) u përçanë mes tyre.

Pasuesit e librit ose dijetarët dhe elita e tyre, u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi bejine (argumenti i qartë) dhe mrekullia e qartë. Dolën mosmarrëveshje midis atyre që i besuan profetit dhe e ndoqën atë dhe, midis atyre që nuk i besuan atij dhe u kthyen në gjendjen e tyre të mëparshme. Mohimi ndaj Profetit Muhamed (sal’la llahu alejhi ue selem) buronte nga zilia dhe nga mos honepsja  e këtij fakti prej tyre. Sepse, në Kuran thuhet: “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e tyre, e një grup prej tyre edhe se e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën!” (Surja Bekare 146) Por, zilia u bë pengesë për besimin e tyre. Surja Bejine 98 

Pra, mohuesit nuk ishin në gjendje të largohesh prej mohimit dhe prej traditës së tyre të shthurur, sepse, argumenti i qartë që t’ua shtjellonte të vërtetën nuk kishte ardhur akoma. Gjendeshin në periudhën fetret ( periudha midis dy profetëve, ose periudha kur njerëzit nuk kishin dëgjuar rreth ndonjë profeti, apo rreth fesë së drejtë). Për rrjedhojë, atyre iu dërgua ky libër dhe ky profet si argument i qartë për t’u treguar atyre të vërtetën dhe duhej që, pasuesit e librit të largoheshin nga besimi i tyre i devijuar dhe ta ndiqnin këtë argument që u erdhi para se të besonin politeistët.

Por, nuk ndodhi ashtu, ata patën mosmarrëveshje mes tyre dhe e mohuan profetin ashtu siç e mohuan adhuruesit e statujave. Kjo mosmarrëveshje, pasi u erdhi argumenti i qartë, nuk ishte për gjë tjetër vetëm se, ata nuk donin të hiqnin dorë prej veseve të tyre të mëparshme dhe prej zilisë e inatit. “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejtë do t’i japë llogarinë.”(Surja Ali Imran, 19)

 

 وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

5-E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë. Surja Bejine 98 

وَمَا أُمِرُوا Por ata, atyre që iu është dhënë libri më parë nuk u urdhëruan me gjë tjetër veç إِلَّا se; لِيَعْبُدُوا اللَّهَ të adhurojnë Allahun. Ashtu si në librat e tyre të mëparshëm Teurat dhe Ungjill, po ashtu edhe në Kuranin famëlartë, kjo ishte detyrë që ata u urdhëruan, që të mos i shërbejnë një ideali tjetër, por të kenë si synim vetëm njohjen dhe adhurimin e Allahut (xh.sh). مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ , duke ia dedikuar fenë vetëm Allahut me sinqeritet të plotë dhe me qëllim të pastër.  حُنَفَاءَ Si hanif, larg çdo besimi të kotë e të pabazë, larg moralit të papastër, që i drejtohen gjithmonë të vërtetës, adhurojnë vetëm Allahun (xh.sh) me sinqeritet si myslimanë, (mu’uahidun) monoteist që i besojnë vetëm Allahut dhe, shpërblimin e veprave të tyre e presin vetë prej Tij.

Hanif, si cilësi e fesë së Ibrahimit (a.s), nuk është e veçantë vetëm për Të, por, duke pasur kuptimin e kundërt me ata që adhurojnë statujat, është emri i fesë së gjithë profetëve që kanë ftuar popujt e tyre në monoteizëm. Fjala hanif, mund të përkufizohet si; besimtar që adhuron vetëm Allahun (xh.sh) e, që nuk devijon në politeizëm. Hanif, është feja që urdhëron të adhurohet vetëm Allahu duke qëndruar larg çdo lloj politeizmi, është feja që kanë kumtuar të gjithë profetët.

Ithtarët e librit janë urdhëruar që në krye të herës që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe me sinqeritet, وَيُقِيمُوا الصَّلَاة të falin namazin dhe وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ dhe të japin zekatin. Pra, وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ kjo është feja e drejtë, e ndërtuar mbi tre principe bazë; adhurimi i vetëm Allahut (xh.sh) dhe me sinqeritet, falja e namazit dhe dhënia e zekatit. Me një shprehje tjetër, Hanifliku është feja Islame që shpjegojnë librat e drejtë e të pandryshuar siç përmenden më sipër “ fletë të pastra”. Kuptohet që, këto tre principe janë nga principet bazë e të pandryshueshme të çdo feje të drejtë.

Namazi dhe zekati janë baza e të gjithë adhurimeve pas besimit. Principet me të cilat u urdhëruan ithtarët e librit janë të njëjta principet që u urdhërua Muhamedi (alejhi selam), kështu që, refuzimi që ata i bënë Profetit (s.a.s) nuk është për diçka tjetër vetëm se prej smirës e zilisë. Surja Bejine 98 

 إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أُولَئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ

6-S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehenemit dhe, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesat më të dëmshme. Surja Bejine 98 

Në këtë ajeti kuptimi i “kufrit” mohimit është refuzimi dhe mospranimi i Profetit Muhamed (alejhi selam). Pra, idhujtarët dhe ithtarët e librit e refuzuan Profetin (s.a.s) pas ardhjes së shpalljes hyjnore.

شَرُّ الْبَرِيَّةِ Sherrul-berrije, ka kuptimin e krijesës më të ligë e më të dëmshme. Pra, ndër krijesat e Allahut (xh.sh) nuk krijesa më të këqija se ata. Për më tepër ata janë më të ulët se kafshët. Sepse, kafshët nuk kanë vullnet dhe logjikë të lirë. Ndërsa njeriu, edhe se ka logjikë dhe vullnet të lirë, sërish e refuzon të vërtetën.

Ditën e kiametit do të hidhen në zjarrin e xhehenemit, dhe atje do të jenë përgjithmonë (Allahu na ruajt nga ky dënim i tmerrshëm). Arsyeja e dënimit të përjetshëm është se: Ata janë krijesat më të këqija, dhe vendi i të këqijve duhet të jetë xhehenemi. Surja Bejine 98 

Në të kundërt nga ky grup:

 إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ

7-Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të dobishme.  

Më të mirët ndër krijesat e Allahut, më të mirët në vepra dhe më të mirët tek Allahu (xh.sh). Pra, nëse nuk kryejnë vepra të mira, edhe në mos qofshin më të ligët ndër krijesat e Allahut, nuk mund të jenë më të mirët.  خَيْرُ الْبَرِيَّةِ Hajrrul-berrije krijesat më të dobishme, janë ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira.

 

جَزَاؤُهُمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتُ عَدْنٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ

8-Shpërblimet për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhenete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa fund. Allahu është i kënaqur prej tyre, dhe ata janë të kënaqur prej Tij. Kjo është për atë që i druhet Zotit të tij.

Meqë “hulud” ka kuptimin e përjetësisë, me fjalët خَالِدِينَ فِيهَا “e aty janë përgjithmonë” shprehet i njëjti kuptim. Por, fjala “hulud” përdoret edhe me kuptimin për një kohë të gjatë, dhe për të eliminuar këtë mundësi, e ka përforcuar me fjalën أَبَدًا  “ebeden” pa fund. Ky përforcim është përsëritur në shumë ajete për të treguar përjetësinë e banorëve të zjarrit, dhe përjetësinë e banorëve të parajsës.

Dhe, mbi të gjitha, një shpërblim që qëndron mbi të gjitha llojet e shpërblimit në xhenet është edhe përgëzimi dhe njoftimi i Allahut (xh.sh) që, رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ “Allahu është i kënaqur prej tyre” dhe وَرَضُوا عَنْهُ “dhe ata janë të kënaqur prej Tij”. Sepse, ata kanë arritur dëshirën më të madhe që qëndron mbi çdo gjë, dhe po ashtu kënaqësinë më të madhe që qëndron mbi çdo gjë, që është kënaqësia e Allahut (xh.sh). Surja Bejine 98 

ذَلِكَ Ky shpërblim dhe kjo kënaqësi janë vetëm për ata që, لِمَنْ خَشِيَ رَبَّهُ i druhen Zotit të tyre. Pra, shkaku dhe urtësia e fitimit të këtij shpërblimi është frika ndaj Allahut (xh.sh).

Hashjet, ka kuptimin e druajtjes me respekt që vjen si rezultat i lartësimit dhe dashurisë. Për këtë arsye hashjet meriton të bukurën në bindje, dhe është një gjendje e bukur shpirtërore që zgjon ndjenjën e emocionit dhe dashurisë që të lartëson në nivelin e ihsanit (pra, ta adhurosh Allahun sikur e shikon, nëse ti nuk e shikon dot Atë, Ai të shikon ty).

Edhe në hadithin “Kreu i urtësisë është frika ndaj Allahut”[2] me fjalën “mehafet” frikë, kuptohet ky lloj “hashjeti”. Grada e saj është në përputhje me gradë e dijes e të njohurisë. Për këtë arsye në Suren Fatir ajeti 28 thuhet: “Me të vërtetë, Allahut i druhen vetëm dijetarët prej robërve të Tij”.

Kjo lloj frike tregon dashuri dhe respekt. Kjo frikë buron nga shqetësimi se mos largohet nga Ai që do dhe qëndrimit larg Tij duke pësuar dënimin e Tij. Për rrjedhojë, ai që i druhet Allahut bën ç’është e mundur që t’i afrohet Atij. Ndërsa në frikën e thjeshtë, njerëzit mundohen t’i qëndrojnë larg asaj që i frikësohen. Për shembull, ai që ka frikë zjarrin qëndron larg tij. Por, ata që i druhen Allahut (xh.sh), përpiqen që të mos qëndrojnë larg Tij.


[1] رَسُولٌ مِنَ اللَّهِ është bedel (ekuivalent)i bejjine’s. Ose, haber (përcaktor) i mahdhuf mebtede (kryefjalë e nënkuptuar), pra tefsiri (interpretim) i bejine’s.
[2] Sujuti, el-Fethul-Kebirr, Bejrut ts.,  II, 123; Alijjul-Mutteki, Kenyul-Ummal, Bejrut 1985, III, 141 (5873); Axhluni, Keshful-Hafa, Kairo ts., I, 507.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: