Të përbashkëtat e mesazheve hyjnore

Synimi përfundimtar i çdo mesazhi hyjnor ka qenë gjithmonë i njëjtë; udhëzimi i njerëzve drejt Zotit dhe adhurimi i Tij si një i vetëm. Të gjithë pejgamberët erdhën me këtë mesazh, atë të njëjësimit të Zotit në adhurim. Bazuar mbi këtë mund të themi se të gjitha mesazhet të zbritura, kanë disa objektiva të përbashkëta, të cilat mund t’i rendisim si më poshtë:

  1. Afirmimi i njëjësisë së Zotit- i Lavdëruari dhe i Madhëruari- në qenien dhe atributet e Tij.
  2. Afirmimi i njëjësisë së Zotit në adhurim, pa i shoqëruar Atij ortakë.
  3. Mbrojtja e mirëqenies së njeriut nga dëmtimi dhe e keqja. Kështu, çdo gjë që mbron fenë, jetën, intelektin, pasurinë dhe ruajtjen e brezit, janë pjesë e këtij sistemi, të cilin feja kërkon ta vendosë. Në anën tjetër, çdo gjë që dëmton një nga objektivat e lartpërmendura është një formë shkatërrimi, të cilin feja e mohon dhe ndalon.
  4. Ftesa e njerëzve drejt nivelit më të lartë të virtyteve, vlerave morale dhe sjelljeve të lavdëruara.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: