Të mësuarit e diturive

Allahu i ka dhënë njeriut, atë që nuk ia ka dhënë asnjërës prej krijesave të Tij; logjikën dhe fuqinë e të menduarit. Por kjo është e pamjaftueshme që ai të arrijë të njohë gjithë ligjet e vendosura në botën ku jeton, të bëjë zbulime shkencore e të gëzojë frytet e tyre.

Islami nxit besimtarët që në emër të Allahut, të mësojnë e të studiojnë pareshtur, të shfrytëzojnë arritjet e të gjitha diturive. Qëllimi kryesor i thirrjes për mësimin e diturive, është për çdo lloj diturie, nëpërmjet të cilës luftohet padituria.

Krahas njohurive fetare, Kurani urdhëron të mësohen edhe dituritë e tjera që kanë të bëjnë me fenomenet që ndodhin në natyrë, psikologjia, historia, gjeografia, sociologjia, etj. Të gjitha këto janë të vlefshme për të mirën e kësaj bote dhe të ahiretit.

Duke qenë të pajisur me dituri të thella do të mund të kuptojmë më mirë madhërinë dhe fuqinë e Allahut, ashtu siç thuhet në Kuran: “Me të vërtetë Allahut i frikësohen më së shumti dijetarët…”

Postime të ngashme