Profeti Ynë (36) – Prijësit e përhershëm
Mbreti i gjithë mbretërve, një ditë të hëne kishte filluar të falte namaz, në një gjendje të veçantë përuljeje përpara Zotit. E i vetmi njeri që i ishte lidhur nga pas në atë pasdite, nuk ishte tjetër, por vetë nëna jonë, Hatixhja e nderuar;[1] ajo ishte e para që Ai e mësoi si të merrte abdes, e si të falej, pasi ia kishte mësuar Zoti. Kështu që, në një ditë të tillë që bota ishte mbërthyer fli prej kthetrave të injorancës, po fillonte lëvizja e parë që po e bënte të qeshur fytyrën e botës.
Tashmë Hatixhja e nderuar, ishte si një “ministre” besnike dhe mëse e denjë përkrah Profetit të Allahut Paqja qoftë mbi Të; sa herë që përballej me ndonjë gjë të papëlqyeshme, i vinte pranë dhe e ledhatonte me fjalë të ëmbla, duke ia fashitur atë mërzitje njëfarësoj. Ajo gjatë gjithë jetës së saj do të mundohej që t’i rrinte vetëm pranë, duke u përpjekur që ta ndihmonte në çdo pengesë që i zinte rrugën.
[1] Ibni Abdi’Berr, istiab, 3/1096