Çelësi i çdo lloj vepre të mirë

Ihrami është çelësi i Haxhit.

Pastrimi është çelësi i namazit.

Vërtetësia është çelësi i drejtësisë.

Njëshmëria e Allahut është çelësi i Xhennetit.

Të bësh pyetje të mira dhe të jesh i vëmendshëm janë çelësi i diturisë.

Durimi është çelësi i suksesit dhe triumfit.

Falënderimi është çelësi i shtimit të mirësive.

Përmendja e Allahut është çelësi i besnikërisë dhe dashurisë ndaj Allahut.

Devotshmëria është çelësi i suksesit.

Lutja është çelësi i përgjigjes.

Asketizmi është çelësi i dëshirimit më shumë të Ahiretit.

Të reflektosh urdhërat e Allahut mbi robërit e tij është çelësi i besimit.

Të reflektosh mbi Kuranin dhe t’i përulesh Allahut para agimit dhe të mos bësh gjynahe janë çelësi që i jep jetë zemrës.

T’u shërbesh krijesave  dhe të jesh i sjellshëm janë çelësi i arritjes së mëshirës.

Përpjekja për të kërkuar faljen e Allahut dhe devotshmëria ndaj Tij janë çelësi i furnizimit.

Bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit (a.s) janë çelësi i nderimit.

Dëshira e zjarrtë për botën tjetër është çelësi i përgatitjes për të.

Dëshira e zjarrtë për takimin me Allahun dhe për të shkuar në Ahiret janë çelësi i çdo të mire.

Dashuria për këtë botë, lidhja e vazhdueshme me të dhe kthimi i shpinës ndaj Ahiretit janë çelësi i çdo keqeje.

Postime të ngashme