Shembulli i bukur i rrethit të parë pranë Profetit (s.a.s) dhe pasuesve të tyre. (1)
Profeti Muhammed (s.a.s) ishte një burim bekimesh për të gjithë Islamin. Ai gjatë jetës pati shumë pasues në rrugën e tij. Ata të cilët patën mundësinë të ishin afër me Profetin (s.a.s) dhe të shihnin me sytë e tyre këtë rrugë kaq të bukur, jetuan të lumtur.
Ata ecën në gjurmët e tij me një entuziazëm të madh për t’i shërbyer kësaj rruge dhe Islamit denjësisht . Këta njerëz punuan që të mblidhnin sa më shumë persona në rrugën e bekuar të Profetit (s.a.s ).
Edhe pse sot kanë kaluar mijëra vite që nga ‘’rrethi’’ i parë pranë profetit (s.a.s), sytë e të gjithëve janë drejtuar kah ata, për të marrë sadopak prej nektarit të jetës dhe veprave të tyre. Ky rreth ishte dhe është si një manual shpirtëror për gjithsecilin nga ne. Me anë të shembullit të tyre të bukur ata na treguan se si njeriu duhet të jetojë jetën sipas këndvështrimit Islam.
Për ata të cilët ndjekin rrugën e tyre ,besimi në Allah (Imani) është burimi kryesor i gjallërisë në zemrat e tyre. Dituria (marifa) dhe dashuria për Allahun (mehabbe) janë si burime rrëzëllitëse drite për ndjenjat dhe mendimet e tyre.
Dashuria e zjarrtë dhe padurimi për të takuar pronarin e çdo gjëje (Allahun) i ndriçon rrugët drejt pafundësisë për njerëzit që besojnë në Zotin e tyre. Në këtë rrugë kaq të bukur, në rrugën e ribashkimit me Zotin e tyre (lika’ullah) ka pasur dhe ka njerëz që kanë ecur të vetëflijuar, rrugë kjo që është një burim i pafund energjie ndjenjash dhe mendimesh. Zemrat e këtyre njerëzve gjithmonë rrahin me emocionin e rrethit të Profetit (s.a.s) dhe të njerëzve që i ndoqën këta të fundit. Këta njerëz të thjeshtë vrapojnë në udhën e bekuar të rrethit profetik pa u lodhur, por me një perspektivë për të vënë në jetë çdo gjë që ata panë nga ky rreth, me një rezolutë për udhëtimin në sferat përtej horizonteve me anë të mekanizmit të tyre të ndërgjegjes. Fizikja dhe shpirtërorja e tyre duket sikur bëhen njësh dhe flijohen në ndjekjen e kësaj rruge.
Ata kane një besim dhe njohuri shpirtërore të thellë për rrugën që ndjekin. Ata janë plotësisht të pajisur si në shqisat materiale edhe në ato shpirtërore dhe ata lënë pas materializmin e kësaj bote. Ata nuk i pranojnë thirrjet e nefsit dhe egos së tyre, madje as tundimet e tij.
Megithëse shpirtrat e ketyre njerëzve enden nëpër botët qiellore, zemrat e tyre sërish dridhen nga frika përballë Krijuesit. Ata vazhdojnë të shqetësohen dhe të bëjnë vetëllogari çdo çast, sikur të ishin mëkatarët më të mëdhenj në këtë botë. Ata vënë në dyshim veten dhe veprat e tyre çdo ditë dhe natë, ashtu siç shprehen edhe më poshtë:
“Nëse i Gjithëmëshirshmi vendos mëkatet tona në peshoren e Ditës së Gjykimit, kemi frikë se ajo do të anojë kundër nesh.”
Ata vazhdojnë të psherëtijnë natën dhe ditën nga frika e gabimeve që mund të kenë bërë, pavarësisht gradës së tyre të lartë shpirtërore. Përulësia është në thelb të ekzistencës së tyre. Ata nuk pëlqejnë kurrsesi të marrin lavdërime dhe duartrokitje nga njerëzit e kësaj bote. Këta njerëz e urrejnë lavdinë dhe prestigjin.
Ata sillen si njerëz të zakonshëm midis shumë njerëzve të tjerë. Duke pranuar se të gjitha mirësitë dhe cilësitë e jashtëzakonshme që ata kanë i vijnë nga Krijuesi, përulësia për ta nuk është e mjaftueshme, ndaj edhe ata vendosin ballin e tyre me nderim në sexhde. Dhe thonë: “Unë jam një rob i thjeshtë, i cili nuk vlen sa për të pasur gjithë këto mirësi të dhuruara. Ndaj pyes veten, pse jam favorizuar unë kaq shumë?”
Me këto ndjenja të tilla ata vazhdojnë të kontrollojnë e kritikojnë vazhdimisht veten e tyre dhe kështu ata zhyten në përulësi dhe vetë-reflektim. Ata kanë bërë pjesë të karakterit të tyre principin e shprehur në ajetin e mëposhtëm kuranor:
“Çfarë do e mirë që të vjen është nga Allahu, ndërsa çdo e keqe që të ndodh është nga vetë ti.” (Kuran: 4/79)
Ata nuk harrojnë asnjë gabim që kanë bërë, qoftë ai edhe më i vogli, i peshon rëndë shpatullave të tyre. Kur vjen fjala për veprat e mira që kanë bërë, me të cilat kanë ndihmuar kushedi sa e sa njerëz, ata i harrojnë ato, madje nuk i përmendin fare. Edhe nëse në mendjet e tyre u kalon si një fije e hollë mendimi për arritjet që kanë kryer, ata menjëherë i heqin këto mendime duke kujtuar që nuk i kanë arritur vetë, përveçse me ndihmën e shokëve dhe njerëzve të tjerë, dhe padyshim me ndihmën e Allahut si Dhurues i këtyre mirësive .
Të gjitha çfarë kemi përmendur deri tani, janë tiparet karakteristike të njerëzve të devotshëm që ecin të vendosur në Rrugën e së Vërtetës, në rrugën e Allahut të Gjithëmëshirshëm. E tillë është gjendja e vazhdueshme e tyre, zemrat e të cilëve janë të orientuara kah zemrat e rrethit të parë pranë Profetit, duke kërkuar miratimin e Zotit të tyre.