• July 10, 2020

Studimi: Rrethprerja ul deri në 60% rrezikun e kancerit të prostatës

Të qenët rrethprerë mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës deri në 60 për qind, ka zbuluar një studim i ri. Rrethprerja e meshkujve bëhet për shumë arsye, përfshirë ato fetare dhe shëndetësore. Por një kërkim i ri ka shtuar provat për përfitime të shumta shëndetësore. Sipas studimit, të qenët rrethprerë ul rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës, veçanërisht nëse procedura është bërë pas moshës 35 vjeç. Studimi u krye nga kërkuesit kanadez. Sipas tyre djemtë që rrethpriten në moshën një vjeçare kanë 14 për qind më pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen, por ata që e kryejnë procedurën në moshën 35 vjeç arrijnë deri në 60 për qind efikasitet.

Postime të mëparshëm

Sunduesi

Postime të rradhës

Burimet themelore të trashëgimisë sonë kulturore