Si të flasim, përgjigjet Kurani!

Nëse do të flasësh:

Fol me edukatë
( Bekare-83) {dhe njerëzve u thoni fjalë të mira}

Fol me ndershmëri
(Enam-152) {Kur të flisni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësoni}

Fol me ëmbëlsi
(Isra -23) {Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)}

Fol me hijshmëri
(Isra -28) {Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta)}

Fol me butësi
(Taha -44) {Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet}

Fol pa gënjeshtra
(Haxh-30) {Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse}

Fol me kuptim
(Muminun -3) {ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)}

Fol me vërtetësi
(Ahzab-70) {O besimtarë, druajuni Allahut dhe thoni vetëm fjalën e vërtetë}

Përgatiti: Klodian Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: