Si ta organizoni kohën e lirë të fëmijës tuaj?
Fëmijët kanë shumë kohë të lirë e kjo mbase për prindërit përkthehet në vështirësi sesi tua mbushin këtë kohë me aktivitete të vlefshme. Nuk është e lehtë që të organizoni kohën e lirë të fëmijës, mirëpo ju duhet që të mundoheni që çdo ditë ta bëni të veçantë dhe të kaloni sa më shumë kohë së bashku.
Merrni fëmijën me vete në kryerjen e detyrave e përditshmërisë si p.sh përgatitja e ushqimit, rregullimi i tavolinës ,blerjen e ushqimit në supermarket.
Në të njëjtën kohë vazhdimisht bisedoni me të se si ka kaluar gjatë ditës në kopësht. Dëgjojeni me vëmendje dhe bëjini pyetje të ndryshme.Tregoni që jeni të interesuar për mendimet e fëmijës.Kështu krijon besueshmërinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Krijoni vazhdimisht situata interesante për fëmijën tuaj, në të kundërt do të mërzitet lehtë dhe do të fillojë të sillet në mënyrë të papërshtatshme.
Nuk duhet të bëni krahasime mes fëmijëve, por vlerësojini për ata çka janë. Fëmijët kanë karakterin dhe natyrën e tyre dhe gjithsecili sillet sipas mënyrës së tij/saj. Dhe mos harroni t’i përgëzoni fëmijët tuaj për sjelljet e mira dhe vullnetin që tregojnë.