Si ta luftojmë harresën?

Padyshim që harresa është një tipar i natyrës njerëzore. Zakonisht ky tipar ndryshon nga një njeri tek tjetri. Ja disa pika që ju ndihmojnë të luftoni harresën:

Largohuni nga mëkatet: Errësira e mëkatit nuk mund të bashkëjetojë me dritën e dijes. Kur një njeri mëkaton, ajo vepër e përndjek dhe e çon drejt ankthit dhe mërzitjes, çka e mban larg reflektimit për atë që ka vepruar. Kjo i mpin ndjenjat e tij dhe e largon nga kërkimi i dijes. Përmendeni shpesh Allahun; Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe përmende Zotin tënd kur harron.” (Kehf, 24)

Mos hani shumë: E ngrëna e tepërt ju sjell gjumë, ju dembelos dhe i ngurtëson ndjenjat tuaja.

Lloje ushqimesh që forcojnë kujtesën: Këtu mund të përmendim mjaltin dhe stafidhet, të cilat forcojnë kujtesën, gjithashtu dhe disa lloj rrëshirash që përtypen, siç është çamçakëzi, që i jep energji zemrës dhe mbron nga harresa. Duhen shmangur ushqimet që kanë shumë acide, sepse shkaktojnë përtaci dhe dobësojnë kujtesën.

Postime të ngashme