Mbi sinqeritetin…

-Të jesh i sinqertë, nuk do të thotë të fshehësh punën e mirë nga të tjerët, por të fitosh kënaqësinë e Krijuesit tënd.

-Të lësh një punë për hir të njerëzve është dyfytyrësi, të bësh një punë për hir të njerëzve është shenjë politeizmi, kurse sinqeriteti është të të ruajë Zoti prej këtyre të dyjave.

-Sinqeriteti është e fshehta mes njeriut dhe Zotit; asnjë engjëll nuk di ta shkruajë, asnjë shejtan nuk di ta prishë dhe asnjë epsh ta devijojë.

-Veprat janë si trupi dhe sinqeriteti është shpirti. Ashtu si trupi që nuk jeton pa shpirt, edhe veprat nuk pranohen pa sinqeritet.

-Vetëm sinqeriteti dhe e vërteta janë të bukura.

Postime të ngashme