Si duhet nisur një lutje?

Këtë e tregon Selem bin Ekua el-Eslemi r.a: “Unë nuk e kam dëgjuar kurrë të Dërguarin e Allahut s.a.s, që të fillojë të lutet pa thënë njëherë: “Subhane Rab’bije’l-Alijil Alal-Uebbab.[1]

Fedale bin Ubejdi r.a tregon: “I Dërguari Fisnik s.a.s ishte ulur, kur aty hyri një burrë që fali namazin. Në përfundim të namazit ai u lut duke thënë: “O Zot! Falmë dhe mëshiromë mua.”

Pas kësaj i Dërguari i Allahut s.a.s i tha atij burri: “U ngute pak. Shiko, pasi të falësh namazin, fillimisht lëvdoje njëherë Allahun sa më bukur. Së dyti, duhet të më dërgosh mua salavate. Pastaj mund të vazhdosh t’i lutesh Allahut si të duash.”

Më vonë erdhi edhe një burrë tjetër dhe pas namazit, lëvdoi Allahun, i dërgoi salavate të Dërguarit Fisnik, dhe u bë gati të niste lutjen. I Dërguari i Allahut, i kthyer nga ai burrë, i tha atij:

“O ti që sapo u fale! Tani ti mund t’i kërkosh Allahut ç’të duash, sepse lutja jote pranohet.”[2]

[1] Ahmed bin Hanbel, Musned, 4/54 (19596)

[2] Tirmidhi, Sunen, 5/516 (3476)

 

Postime të ngashme