Shuaje lakminë duke dhënë lëmoshë

Shuaje lakminë duke dhënë lëmoshë

Njëherë Profeti (a.s) ishte pyetur: “Cila është sadakaja më e mirë?”

Ai u përgjigj: “Të japësh sadaka kur je në gjendje të mirë shëndetësore e kushte të mira, ndërkohë që dëshiron ta ruash pasurinë, i frikësohesh humbjes së saj dhe dëshiron të bëhesh i pasur. Kështu të mos presësh kohën kur do të jesh në shtratin e vdekjes. Dhe të thuash: “Jepi kaq këtij personi dhe jepi aq atij personi”. Sepse në atë kohë sidoqoftë ajo është e të tjerëve.” (Buhariu)

Asgjë nuk e shmang zemërimin hyjnor, ashtu sikurse lëmosha e dhënë në fshehtësi. Asgjë nuk e tregon më shumë bindjen tënde ndaj Zotit, se Ai ia kompenson pasurinë atyre që japin, sesa t’i zgjasësh dorën një nevojtari. Shuaje lakminë duke dhënë lëmoshë

Është mirësi e madhe të gjesh dikë që ka nevojë për ndihmë dhe ta ndihmosh atë. Njeriu duhet të japë aq sa ka mundësi, sa më shpesh dhe të demonstrojë bujarinë e tij.

Çfarëdo që japim, Allahu do ta zëvendësojë atë me më shumë. Lëmosha quhet ‘sadaka‘ në gjuhën arabe dhe vjen në kuptimin e ‘dëshmisë së besimit’, sepse njeriu beson në premtimin e Allahut, që ai do t’i  japë mbrapsh edhe më shumë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: