Shtrati ku flinte i Dërguari i Allahut s.a.s
Njëherë e pyetën Aishen r.a, se si ishte shtrati në të cilin binte të flinte i Dërguari i Allahut s.a.s dhe Aishja r.a u përgjigj:
– “Ai kishte një shtrat prej lëkure, që ishte mbushur me lëkurë nga ajo e hurmave.”[1]
Kur Hafsanë r.a e kanë pyetur, se si ishte shtrati ku flinte i Dërguari i Allahut s.a.s, ajo u është përgjigjur duke u thënë:
– “Shtratin e kishte të bërë me një pëlhurë të trashë. Ne e palosnim atë më dysh dhe atje flinte ai. Një ditë mendova se po ta palosja më katërsh, ai do të flinte më rehat, ndaj ashtu bëra. Në të gdhirë, i Dërguari i Allahut më pyeti:
– “Çfarë më kishe shtruar kështu sonte?”
– “Atë që kam shtruar gjithnjë.”, – i thashë unë. – “Por kësaj here e kisha palosur më katërsh.” Një ta dëgjuar, më porositi:
– “Palose si herët e tjera këtej e tutje; sepse butësia e shtratit më bëri që të çohesha vonë për të falur tehexhudin (namazin e natës).”[2]
[1] Muslim, Sahib, 3/1650 (2082)
[2] Ibn Kethir, el-Bidaje, 6/53; Ibn Sad, Tabakatul-Kubra, 1/465