Shpërblimi i leximit të Kuranit

Me të vërtetë Kurani është fjala e Allahut të Madhërishëm, që ia zbriti Profetit Muhamed (a.s) për t’i treguar njerëzimit rrugën e drejtë dhe ai i cili i përmbahet Kuranit, do të jetë i udhëzuar, ndërsa kush largohet nga ai, do të jetë në një humbje të mjerueshme. Duke ditur vlerën e Kuranit, Allahu i Lartësuar na e obligoi leximin dhe praktikimin e tij, duke thënë:

“Ata që lexojnë Librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Ai (Allahu) do t’jua plotësojë shpërblimin e tyre dhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është Mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir: 29-30)

Po ashtu, Profeti (a.s) na ka lajmëruar për shpërblimin e madh që ka ai person, i cili lexon Kuran. Prej haditheve që flasin për vlerën e leximit të Kuranit, mund të përmendim:

“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë si ndërmjetësues për ata që e lexojnë atë.”

“(Në Ditën e Gjykimit) Do t’i thuhet atij që e lexon Kuranin: Lexo dhe lartësohu, lexo ashtu siç ke lexuar në atë botë, se me të vërtetë vendi yt është në ajetin e fundit që do të lexosh.”

Sahabiu i nderuar, Osmani (r.a) ka thënë: “Sikur zemrat tona të ishin të pastra, nuk kishin për t’u ngopur me fjalët e Allahut.”

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: