Shenjat paralajmëruese të atakut në zemër

Ataku në zemër edhe pse ndodh në një moment të papritur, ai jep disa shenja paralajmëruese të cilat shumica e njerëzve i anashkalojnë .

Disa nga pacientët që i kanë mbijetuar sulmit në zemër, kanë dëshmuar se një muaj më parë kanë pasur simptoma si vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje e rëndë në gjoks. Meshkujt janë më të prirur për dhimbje në gjoks, ndërsa femrat vështirësi në frymëmarrje.

Ndodh që ataku kardiak të shfaqet papritur por mund edhe të vijë ngadalë, progresivisht me kalimin e kohës. Mësoni shenjat paralajmëruese të tij që të kërkoni ndihmë. Sa më shpejt ta merrni atë, aq më pak do të dëmtohet zemra juaj.  Ja disa nga shenjat :

Lodhje dhe Plogështi

Nëse arteriet ngushtohen, zemra merr më pak gjak nga sa është mësuar, dhe si rezultat i kësaj funksionon shumë vështirë. Kjo është arsyeja pse ndiheni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë kohës. Nëse trupi juaj ligështohet, pra ndjeni plogështi, kjo ndodhë sepse arteriet bëhen më të ngushta dhe pengojnë qarkullimin e gjakut si duhet. Muskujt nuk funksionojnë ashtu siç kanë nevojë dhe për atë ndodhë deri tek rrëzimi apo përplasja.

Pa frymëmarrje

Nëse zemra pranon më pak gjak, kjo nënkupton se mushkëritë marrin më pak oksigjen se normalja. Nëse keni probleme me frymëmarrjen, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo do të thotë se po i afroheni kohës së pësimit të ndonjë sulmi në zemër.

Marramendje dhe djersitje e ftohtë

Qarkullimi i dobët është fajtor për këtë si dhe për kufizimin e rrjedhjes së gjakut në tru, gjë që është shumë e rrezikshme për jetën. Në këtë gjendje, ju do të ndjeni marramendje dhe konfuzion.

 Presion në gjoks

Nëse keni simptoma të hershme të sulmit në zemër, ka gjasa të ndjeni siklet në gjoks, dhembje të lehtë apo presion të lartë të gjakut.

Simptoma të gripit apo ftohjes

Nëse ndjeheni si kur keni simptoma të gripit apo ftohjes pa qenë sezoni e dimrit, kjo mund të jetë një tregues për ndonjë sulm në zemër në të ardhmen e afërt. Shumë persona pasi i kanë mbijetuar sulmeve të tilla, kanë theksuar se disa ditë para sulmit të tyre kanë pasur simptoma të tilla si psh. kollë ose temperaturë, thuhet në Bright Side.

Postime të ngashme