Sekreti i shfaqjes së njësisë së Allahut në dritën e Individualitetit të Tij

 

Vëmë re se Profeti Ibrahim dhe besimtarët përreth tij mbështeten tek Allahu në një kohë kur populli i tij nuk i vë veshin. Ata fillimisht thonë: “Ne jemi shumë larg jush dhe atyre që adhuroni ju, duke hequr dorë prej Zotit.” (Mumtehine, 4)

Kësodore duke treguar një vendosmëri përballë mohuesve, e duke iu kundërvënë çdo lloj rreziku që mund t’i kanosej sa majtas, djathtas. Ata njëkohësisht, me këto fjalë, pohonin se gjërat që adhuroheshin, përveç Allahut të Madhërishëm, nuk kishin asnjë lloj vlere, se nuk e meritonin respektin e tepruar që tregohej karshi tyre, e që kurrsesi nuk mund të ishin objekte prej të cilave të pritej ndofarë ndihme. E mandej, me gjendjen e një njeriu krejt pa shpresë, ata thoshin kështu, për t’i dhënë zë sekretit të shfaqjes së njësisë së Allahut në dritën e njësisë së Tij: “O Zoti ynë i Madh, ne vetëm Ty të besuam, e vetëm te Ty mbështetemi. T’u drejtuam ty me tërë fuqinë e shpirtit, dhe e dimë që në fund, përballë Teje do të vijmë. O Zoti ynë i Lartësuar, mos na lër ne vetëm për vetëm me sprovën (trysninë, padrejtësitë dhe përdhunën) e mohuesve! Na fal neve, sepse padyshim që, Ti je I Shenjtë e I Urtë.” (Mumtehine, 4-5)

Këtu dua t’ju tërheq vëmendjen drejt një kuptimi jo të drejtpërdrejtë. Teksa e lexoni jetën dhe fjalët e Profetit tonë të Dashur (sal’lallahu alejhi ue sel’lem), për ta kuptuar më mirë pozicionin e Tij të veçantë, duke e krahasuar me atë të profetëve të tjerë, mund të shihni se si komplimentet dhe përgëzimet që Allahu i drejton Atij, janë në trajtën e dëshirës te profetët pararendës. Për shembull, Musai i nderuar (alejhis’selam) thotë: “O Zot, zgjeroma kraharorin!” (Taha, 25),

e cila është një përshpirtje e Profetit Musa (a.s.), në nivel kërkesë-dëshire nga Allahu i Madhërishëm që t’ia rigjallërojë kraharorin me kuptim.

Ashtu siç mund të kuptohet edhe prej ajetit, “A nuk ta zgjeruam ne ty kraharorin?” (Inshirah, 1),

Profetit tonë të nderuar i është dhënë në një nivel mirënjohjeje. Ashtu edhe në ajetin e mësipërm, teksa shprehet se Allahu është i mjaftueshëm për Të, Profeti Ibrahim dhe ndjekësit e tij janë duke e kërkuar diçka të atillë.

Ndërsa në një ajet tjetër fisnik, nevoja e sahabëve të nderuar për t’u mbështetur te Allahu përballë armikut, shprehet kësisoj: “Njerëzit u thanë atyre: Armiqtë tuaj mblodhën një ushtri të tërë kundër jush, kështu që trembuni prej tyre. E kjo ua rriti atyre besimin, saqë thanë: “Neve na mjafton Allahu. Ç’administrues i mirë që është Ai.” (Al-i Imran, 173)

Siç shihet edhe më sipër, sahabët tanë të nderuar, edhe në një vend ku çdokush mund të frikësohet, mund të trembet apo të mbërthehet në panik duke mos ditur se si t’i gjejë zgjidhje problemit të vet, kanë thënë: “Mua më mjafton Allahu! Ç’mbrojtës i mirë që është Ai.”, duke pritur mandej që të përballen me armikun, të zhytur në një atmosferë krejtësisht metafizike.

 

 

Postime të ngashme