Çelës për çdo mbarësi: Thjeshtësia

 

Si një rrugë për të arritur njohjen mund të përdoren edhe shkallët e rrugëtimit të përparimit shpirtëror. Domethënë, njeriu, pa qenë ndihmesa e Zotit, nuk mund të bëjë dot asgjë vetë, sepse nuk ka asnjë kapacitet të vetin, por prapëseprapë, jeton si mbretërit, e duke e mbajtur përherë në qendër të vëmendjes se çdo gjë i ka ardhur prej Pasurisë Absolute, kalon më tej në një çlirim metafizik prej entuziazmit të arritur.

Një prej mënyrave të tjera për të arritur rrugën e njohjes është leximi i Kuranit duke e kuptuar. Të hapesh në thellësitë autentike të Kuranit si një dijetar si Hamdi Jazëri, Bejzaviu, Ebu Suudi, apo si Alusiu, duke e dëgjuar Atë edhe njëherë, ashtu siç ka zbritur, e bën njeriun të fluturojë si një pëllumb, duke e mbajtur përherë brenda atmosferës së një çlirimi metafizik.

Që një njeri të bjerë në hapjet që të fal njohja, thjeshtësia, respekti ndaj Allahut, janë edhe ata nga një kriter themelor në këtë rrugëtim. Sepse siç na e thotë edhe një nga më të mëdhenjtë e botës shpirtërore, Jusuf ibni Husejn Radiu, thjeshtësia është një çelës i mistershëm drejt çdo mbarësie, ashtu siç çelësi i çdo prapësie është mendjemadhësia dhe egoizmi. Njerëzit vetëkrenarë dhe egoistë, sikur edhe tërë jetën ta kalojnë duke mos e ngritur fare kokën nga sexhdeja, prapëseprapë nuk e arrijnë dot nivelin e pritur. Sepse në fund të fundit, në një hadith kudsi, Allahu shprehet kështu: “Madhështia është mbloja ime kryesore, ashtu siç është shfaqja ime. Kush ngrihet të konkurrojë me mua në këtë fushë, dhe ngrihet të marrë pjesë për vete prej tyre, e rrënoj e mandej e hedh në Xhehenem.” (Muslim, birr, 136; Ebu Davud, libas, 26)

Me pak fjalë, siç shihet deri më tani, ka shumë rrugë për të arritur në horizontin e njohjes. Sepse rrugët që të çojnë për tek Allahut janë sa numri i tërë frymëmarrjeve të të gjitha krijesave të Tij.

 

 

Postime të ngashme