Sadakaja e Fitrit

Çfarë është Sadaka-i Fitr?

Sadakaja e fitrit është një shumë monetare minimale e cila jepet në fund të muajit të Ramazanit, si mbulesë e shpenzimeve ditore të një besimtari, duke përfshirë këtu shpenzimet e dy vakteve ditore. Ndër popull është e njohur si ‘fitra’, dhënia e sadakasë së fitrit është vaxhib (obligim). Sadakaja e fitrit është një shkak i pranimit të agjërimit, shpëtimit prej vuajtjeve të vdekjes dhe dënimit të varrit. Është një ndihmesë e cila ju bëhet të varfërve, për të përjetuar edhe ata gëzimin e ditës së Bajramit. Duke e parë nga ky këndëvështrim sadakaja e fitrit është një detyrë morale dhe humane e çdo njeriu.

Kush e ka detyrim dhënien e sadakasë së Fitrit?

Kushtet për dhënien e sadakasë së Fitrit janë; të jetë mysliman, të jetë i lirë dhe të posedojë një shumë të ardhurash (nisab) të sadakasë së Fitrit, pa përfshirë këtu shpenzimet personale. Nuk është kusht që personi i cili do të japë sadakanë e Fitrit të jetë në moshë të pjekurisë, për të duhet të japin prindërit ose kujdestarët e tij.

Kur duhet të jepet sadakaja e Fitrit?

Sadakaja e Fitrit bëhet detyrim që në mëngjesin e ditës së Bajramit. Koha më e pëlqyeshme e dhënies së sadakasë së Fitrit është nga agimi i ditës së Bajramit deri para faljes së namazit të Bajramit. Dhënia e Fitrit edhe para Bajramit nuk ka problem, mund të jepet. Personat të cilët nuk kanë patur mundësi ta japin në kohë sadakanë e fitrit, duhet ta japin në momentin e parë që kanë mundësi.

Shuma e sadakasë së Fitrit?

Sadakaja e fitrit mund të jepet prej këtyre 4 produkteve;

1- 1667 gr grurë ose miell gruri.

2 – 3333 gr elb ose miell elbi.

3 – 3333 gr rrushi të thatë.

4 –3333 gr hurma të thata arabe.

Sadakaja e Fitrit ashtu siç mund të jepet prej këtyre 4 produkteve mund të jepet edhe në shumë monetare, gjë e cila është më e pëlqyeshme. Çdo besimtar i cili do të japë fitrin duhet të marrë parasysh mundësitë e tij ekonomike, jo të japë aq sa është caktuar kufiri minimal i sadakasës së fitrit, por duhet të japë më shumë. Sadakaja e fitrit është një plotësim i mangësive që besimtarët mund të kenë në agjërimin e tyre, ajo nuk është e lidhur me agjërimin, që do të thotë një person i cili nuk ka agjëruar duhet të japë sadakanë e fitrit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: