Sa gjatë mund të jetojmë pa ujë?

Një njeri mund të jetojë më shumë se tre javë pa ushqim, ndërsa kur shkon puna te uji nuk mund të zgjasë kaq gjatë.

Të paktën 60 % e trupit të të rriturve përbëhet nga uji, dhe çdo qelizë e gjallë në trup ka nevojë për një funksionim normal.

Në ndryshim nga ushqimi, koha maksimale që një individ mund të kalojë pa ujë, është jo më shumë se një javë. Por kjo ndryshon edhe në varësi të stinës, për shembull në stinën e verës kjo kohë zvogëlohet.

Randall K. Packer, profesor biologjie në Universitetin “George Washington”, tha në një intervistë të vitit 2013 për “NBC News”:

“Ju mund të kaloni 100 orë pa pirë ujë në një temperaturë mesatare jashtë. Në qoftë se temperatura është më e freskët, ju mund të shkoni pak më të gjatë. Nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit, ndodh e kundërta”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: