Ruaji burimet e ujit
Mbrojtja e mjedisit përfshin edhe burimet e ujit. I Dërguari (a.s) e ka ndaluar shkapërderdhjen e ujit, madje edhe nëse gjendemi në breg të lumit. Gjithashtu ai (a.s) e ka ndaluar ndotjen (urinimin) në ujin e ndenjur, ndërsa shkenca ka zbuluar se nga kjo shprehi jo e shëndetshme transmetohen shumë sëmundje.
Kontaminimi i ujit nga sistemet e kanalizimit shkakton përhapjen e sëmundjeve bakteriale, virale dhe amebike si: gastroentertisi, tifo, kolera, hepatiti, dizenteri amebike, etj. Sot ekziston një shpërdorim katastrofal i furnizimit me ujë të freskët të tokës. Lumenjtë dhe liqenet janë bërë një vend hedhurinash për mbeturinat industriale dhe ndotësit biologjikë. Shembulli më i qartë për këtë janë liqenet e mëdha.
Rezerva më e madhe e ujit të freskët në sipërfaqen e tokës po vuan nga një përkeqësim tronditës i cilësisë së ujit të saj. Tërë ekosistemi po ngulfatet si rezultat i kontaminimit industrial dhe lokal, përveç derdhjeve të sistemeve të kanalizimit.
Popullatat rreth liqeneve të mëdha po i nënshtrohen rreziqeve shëndetësore në rritje, që manifestohen me paraqitjen më të lartë të kancerit dhe shkallët më të ulëta të shtatzënisë. Kjo shoqërohet me një kërcënim të madh të botës së egër dhe burimeve detare.