Thënie mbi lumturinë
-Lumturia duket gjithmonë e vogël, kur ti e mban vetëm për vete. Ndaje atë me të tjerët dhe do ta kuptosh menjëherë se sa e madhe dhe e çmuar që është ajo.
-Lumturia nuk qëndron tek gjërat që kemi, por tek vlerësimi i tyre.
-Mos i mësoni fëmijët tuaj që të bëhen të pasur: Mësojuni atyre që të jenë të lumtur, kështu që kur ata të rriten, do ta dinë vlerën e gjërave dhe jo vetëm çmimin e tyre.
-Mos harroni të njiheni me njerëz dhe t’i doni ata, pasi thirrja jonë për tek e vërteta ngrihet mbi njohje dhe dashuri.
-Lumturia është e vetmja gjë që nuk përputhet me matematikën, pasi sa më shumë ta ndash me të tjerët, aq më shumë shtohet te ti.
-Jeta është e bukur me praninë e atyre që i duam, vallë a e dinë ata që i duam, se ata janë bukuria e jetës?