Rëndësia që Islami i jep pastërtisë

Islami i jep një rëndësi të madhe pastërtisë dhe e ka bërë atë kusht të domosdoshëm dhe çelës për disa lloje të adhurimit.

Profeti thotë si më poshtë në një hadith:

“Çelësi i namazit është pastërtia, fillimi i tij është tekbir (duke thënë Allahu Ekber) dhe përfundimi i tij është selam (përshëndetje).” (Ebu Davud ,Taharah ,31)   

Pastërtia është parakushti i disa lloje adhurimesh dhe është gjithashtu gjendja e domosdoshme e shëndetit dhe higjenës. Për më tepër, bën që të shtohet furnizimi. Në një hadith thuhet:

“Vazhdoni të pastroheni në mënyrë që furnizimi juaj të shtohet…”

Disa hadithe që flasin për vlerën dhe rëndësinë e pastërtisë mund të renditen si më poshtë:

“Islami është i pastër. Prandaj duhet ta mbani veten të pastër. Vetëm njerëzit e pastër mund të hyjnë në Parajsë.”

“Pastërtia është gjysma e besimit.”

“Pastërtia është nga besimi (përsosmëria dhe drita e saj).”

“Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (Bekare, 222)

“Allahu nuk dëshiron t’ju vendosë në vështirësi, por t’ju pastrojë dhe ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj jush, që të jeni mirënjohës.” (Maide, 6)

Do të jetë e gabuar ta kufizojmë pastërtinë vetëm në pastërtinë e trupit. Pastërtia e zemrës, ndershmëria dhe etika e lartë, janë po aq të rëndësishme sa edhe pastërtia e trupit. Në të vërtetë, adhurimi i një personi qëllimi i të cilit nuk është i pastër nuk do të jetë i sinqertë, prandaj, nuk do të pranohet nga Allahu.

Prandaj, pastërtia e zemrës dhe pastërtia e trupit duhet të bashkohen te një mysliman. Këto të dyja janë thelbësore në Islam. Në të vërtetë, Profeti i tregoi ato dy çështje me hadithin e mëposhtëm:

“Islami u ndërtua në themel të pastërtisë.”

Një hadith tjetër, që na kujton parimin e pastërtisë është si vijon: “Allahu është i pastër dhe Ai i do njerëzit e pastër.”

 

Postime të ngashme