Rëndësia e xhumasë

 

Thuhet në një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamed (s.a.s): Në  (ditën e xhuma) është një orë e veçantë; po qe se një rob mysliman përkon me atë orë duke qenë në namaz, atëherë Allahu patjetër do t’i plotësojë kërkesat e tij dhe Profeti Muhamed (s.a.s.) e tregoi shkurtësinë e asaj kohe të veçantë me duart e tij.” (Buhariu)

Rëndësia e së Premtes (Xhuma) mund të kuptohet nga fakti se ekziston një sure e plotë në Kuranin Famëlartë të emërtuar sipas ditës së xhumasë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë me këto fjalë: “O ju që besuat! Kur të thërrasë ezani për xhuma (namazin e xhumasë), ejani shpejt te përmendja e Allahut.” (Kuran, 62:9). 

 Në një hadith Profeti (s.a.s) ka thënë: “Dita më e mirë që lind dielli është dita e xhuma; në atë ditë Allahu krijoi Ademin, në atë ditë , ai u fut në xhenet, në atë ditë  u dëbua prej tij dhe kijameti nuk do të ndodhë vetëm se në ditën e xhuma.” (Et-Tirmidhiu). 

 

Disa fakte rreth ditës së Xhumasë 

E premtja ose xhumaja konsiderohet si ndër ditët më të rëndësishme të javës.Më poshtë do të diskutojmë disa virtyte dhe fakte rreth ditës së xhumasë.

Dita e xhumasë përfshin një orë gjatë së cilës pranohen të gjitha lutjet. Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë: “Ditën e xhumasë është një orë gjatë së cilës Allahu i Madhëruar i jep një robi musliman që qëndron në namaz çdo gjë që ai kërkon”.  

Agjërimi i kësaj dite është i ndaluar, përveç nëse agjëron një ditë para ose pas saj. Profeti (s.a.s) ka thënë: “Askush prej jush nuk duhet të agjërojë ditën e xhuma, përveç nëse agjëron një ditë para ose pas saj.” (El-Buhari) 

Njeriu duhet të japë sadaka në ditën e xhumasë (të premten), sepse sadakaja gjatë kësaj dite është më e virtytshme se çdo ditë tjetër. 

Njeriu duhet të mundohet të bëjë vepra të mira cdo ditë por sidomos në ditën e virtytshme të xhumasë. 

Kur ecën për të marrë pjesë në hutben e xhumasë, një musliman merr shpërblimin e faljes së Kijamit (d.m.th., namazit të natës) dhe agjërimit të një viti të plotë. 

Xhehenemi ndizet në çdo ditë të javës, përveç të premtes, si shenjë nderimi dhe respekti për ditën e xhumasë. 

Dëgjimi i hutbes  së xhumasë para namazit të xhumasë është një vepë r e dashur tek Allahu.  

Secili prej nesh duhet të dërgojë shumë salavate për Profetin Muhamed (s.a.s). Është mënyra më e mirë  për t’iu afruar Allahut të Plotfuqishëm. 

Duhet lexuar surja El-Kehf në ditën e xhumasë.Në një transmetim nga Profeti Muhamed s.a.s. thuhet se ai që lexon suren El-Kehf të premteve do ta gjejë të gjithë javën e tij të ndriçuar deri në të premten tjetër (el-Xhami). Përveç kësaj, ai që e lexon suren El-Kehf dhe e mëson përmendësh do të jetë i sigurt nga Dexhalli dhe do t’i falen mëkatet nga një e premte në tjetrën (el-Mundhiri). 

Bëni shumë lutje në këtë ditë të bekuar të xhumasë ashtu siç Allahu (s.w.t) me siguri do t’i japë ato. Por ne duhet të kujtojmë se Allahu i Plotfuqishëm i pranon ato lutje që janë më të mirat për ne. 

Shkurtimisht, dita e xhumasë është dita e bekuar e javës që duhet të përpiqemi ta kalojmë ashtu siç përmend Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë dhe gjithashtu duhet të përpiqemi të përsosim namazet tona të xhumasë sipas sunetit të profetit Muhamed s.a.s. 

Postime të ngashme