Dy fjalë mbi jetën e Hz. Aishe r.a
Kush ishte Hz. Aishe r.a?
– Aishe bintu Ebu Bekr, është e bija e Ebu Bekr Es-Sidikut nga kurejshët e Mekkes.
– Ajo ka qenë gruaja më e dashur e Profetit s.a.s, dhe vajza e njeriut më të dashur të tij.
– E shfajësoi atë Allahu i Madhërishëm sipër shtatë qiejve në kohën kur të tjerët shpifën për të.
– Profeti s.a.s ndërroi jetë në prehrin e saj dhe u varros në shtëpinë e saj.
– Ndërroi jetë në 17 Ramazan të vitit 57 H në moshën 66 vjeçare.
– Profetit s.a.s iu shfaq Xhibrili a.s në formën e Aishes r.a dhe e njoftoi se ishte gruaja e tij.
– Ishte e vetmja grua që nuk ishte martuar më parë, para se të martohej me Profetin s.a.s.
– Ishte prej mirësisë së saj që Allahu i Madhërishëm i lehtësoi ummetit Islam tejemumin.
– Ka qenë nga dijetaret më të shquara të sahabëve dhe nga ata që kanë transmetuar më shumë hadithe.
– Hz. Aishe r.a ka transmetuar nga Profeti Muhamed s.a.s rreth 2210 hadithe.
– Për dyzet e dy vite rrjesht, ajo ishte burimi kryesor i dijeve dhe shkencave islame. Dijetarët myslimanë thonë:”Njeriu më i ditur mbi obligimet islame, ka qenë Aisheja.”
– Hadithet që transmetojnë gratë e Profetit a.s, arrijnë në tre mijë hadithe. Aisheja konsiderohej si më e ditura mes myslimanëve mbi hallallin dhe haramin, farzet dhe nafilet. Prandaj, ajo radhitet mes trasmetuesve më të mëdhenj të haditheve të Profetit a.s.