Puna të ndriçon

Enes ibn Maliku (r.a) tregon se një njeri shkoi te Profeti (s.a.s) për të lypur. Ai e pyeti: “A nuk të ka mbetur asgjë në shtëpi?” Njeriu i tregoi Profetit (a.s) se i kishin mbetur vetëm disa rroba për t’u veshur dhe një enë që e përdornin për të mbushur ujë. Profeti i kërkoi atij që t’ia sillte ato dhe ia shiti në treg me një çmim prej dy dërhemësh. Më pas, Profeti (a.s) e këshilloi atë që me një dërhem të blinte ushqim për familjen e tij dhe me dërhemin tjetër të blinte një sëpatë. Profeti (a.s), me duart e tij, bëri një bisht për sëpatën dhe e urdhëroi atë njeri që të priste dru e t’i shiste ato dhe të mos kthehej më te Profeti (a.s) për t’i qarë hallin për dy javë rresht. Më pas, Profeti (a.s) i tha: “Kjo është më mirë se të dalësh në Ditën e Gjykimit me njollën e zezë të lypjes në fytyrë.”

Postime të ngashme