Me sa zell punojmë?

Thjesht dashuria ndërnjerëzore nuk siguron dot një jetë sa më paqësore. Vërtet ajo është ndër më të rëndësishmet, por a mund të mjaftohemi vetëm me të?

Besoj se përveç njerëzve, ne duhet të duam edhe atë që bëjmë…

Të duam namazin, agjërimin, lëmoshën dhe ndihmën ndaj të tjerëve, të duam punën dhe fjalën e ëmbël; të duam edhe vendet ku jetojmë apo që frekuentojmë… Të duam shtëpinë, të duam xhaminë, shkollën dhe vendin ku punojmë…

Ka njerëz në këtë botë që e duan vërtet me zemër atë që bëjnë. P.sh. një grua tregon se edhe pse kishte shumë vite që punonte, nuk kishte munguar asnjëherë në punë. Madje edhe kur sëmurej, i ndodhte në fundjavë. Dhe e vetmja arsye për këtë korrektësi është dëshira dhe dashuria për punën.

Ndërsa një besimtare myslimane, e cila ka punuar për shumë kohë me jetimët, kur e kanë pyetur se cili ishte çelësi i suksesit në punën e saj, është përgjigjur: “Dashuria ime për jetimët”.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: