Es-Semi’u (Dëgjuesi)

Atij nuk i fshihet asnjë tingull, asnjë pëshpëritje e asnjë fëshfërimë. Ai ka dije për milingonën e zezë që zvarritet nën një grumbull gurësh në natën e zezë. Ai e dëgjon lutjen e atyre që luten dhe i shpërblen ata. Ai dëgjon thirrjet e atyre që e thërrasin dhe u përgjigjet atyre. Dëgjimi i Tij nuk mund të krahasohet me dëgjimin e të folurit të rëndomtë.

Ndërsa dëgjimi i njeriut është i kufizuar, sepse ai kap vetëm ata tinguj që krijohen afër tij. Jo vetëm që dëgjimi i tij mund të ketë mangësi, por ai nuk mund të dëgjojë zërat e fshehur.

Kur njeriu e njeh mirë këtë cilësi të Zotit, fiton dy cilësi: e para, ai është i vetëdijshëm se Zoti e dëgjon dhe përpiqet ta përmbajë veten nga të folurit e mëkatshëm; dhe e dyta, ai beson se Zoti ia ka dhuruar atij aftësinë për të dëgjuar, me qëllim që të mund të dëgjojë fjalën e Tij. Ai e zbriti Librin me qëllim që njeriu të udhërrëfehet me të. Kësisoj, veshi i njeriut duhet të pranojë ata tinguj që e afrojnë te qëllimi dhe të largojë ata tinguj që e largojnë prej tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: