Pse femrat qajnë?

Njëherë një djalosh duke biseduar me një të moshuar e pyeti:

– Kam kaluar tërë jetën duke pyetur veten time se përse femrat qajnë, a mos vallë e di arsyen o plak i urtë?”

Plaku buzeqeshi dhe i tha:

– Kur femra u krijua, ajo u krijua në mënyrë të veçantë. Allahu krijoi shpatullat e saj aq të fuqishme sa mund të bartin peshën e botës dhe njëkohësisht në ato shpatulla mund të gjesh ngrohtësi dhe dashuri.

Ajo e ka fuqinë të lindë një fëmijë dhe të vuajë netë të gjata pa gjumë duke u brengosur për të, ajo ka një fuqi që i mundëson asaj të vazhdoj pikërisht aty ku meshkujt do të hiqnin dorë.

Ajo e ka fuqinë që të kujdeset për familjen në sëmundje dhe në kohë të vështira dhe asnjëherë të mos ankohet.

Por mbi të gjitha, Allahu i dha asaj lot, që t’i derdhë sa herë që të ketë nevojë. Është loti i saj, veçanërisht i saj për ta derdhur, pikerisht ai lot tregon se sa e fuqishme është ajo. Ajo nuk ka nevojë për një arsye, nuk ka nevojë për një shpjegim, është loti i saj.

E sheh biri im, bukuria e femrës nuk është në veshjen e saj, në pjesët e trupit të saj, në floket e saj, bukuria e vërtetë e femrës duhet të shikohet në sytë e saj, sepse sytë janë një lidhje që të dërgojnë në zemrën e saj, në vendin ku dashuria është e madhe. – Përfundoi plaku.

Djaloshi heshti.

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: