Pse duhet të lexoni para gjumit
Libri është miku më i mirë e gjëja më e shëndetshme për ta filluar dhe mbyllur ditën tënde.
Leximi është një nga aktivitetet që nuk sjell kundër-ndikime. Mund të bëhet kudo dhe në çfarëdolloj momenti
Thuhet shpesht se një libër na vë në gjumë menjëherë kur nisim të lexojnë në shtrat. Në fakt nuk është kështu. Një nga efektet më të mëdha të leximit në mbrëmje është pikërisht ajo që ai është këshilluesi më i mirë përpara gjumit. Leximi na mbërthen, me anën e tij identifikohemi dhe në përgjithësi, qetësohemi.
Hapësirë për ëndërrat tuaja
Të lexosh një libër para se të shkoni për të fjetur, mund të jetë një mënyrë për të siguruar ëndrra në paqe. Për të njëjtën arsye i lexohet një përrallë fëmijës para se ta vini në gjumë, për të qenë i sigurt se nuk do të ketë ankthe apo të zgjohet i frikësuar në mes të natës.
Lufton ‘armikun’, stresin
Leximi ul nivelin e stresit. Pas një dite të lodhshme nuk ka gjë më të mirë që ta ndalësh kohën duke u përfshirë në lexim. Leximi të fut në një botë tjetër duke të të hapur kufinjtë e imagjinatës për gjëra më pozitive se stresi i përjetuar gjatë ditës.
Ilaç për vetminë
Kënaqësia e librit e zhduk vetminë.Leximi do të rrethoj nga personazhet, vende dhe gjallesa të tjera. Do të ndiheni të mbrojtur,mirë, në një botë ndryshe.