Proteinat me origjinë bimore

Kjo klasë e proteinave vjen nga burime të ndryshme bimore:

Perime barishtore dhe bishtajore (qiqrat, bizelet, thjerrëzat, kikirikët dhe fasulet e ndryshme).

Drithërat e paprocesuara (elbi, mielli, orizi…).

Arrat (arrat, bajamet, lajthitë…).

Farat (lini, susami, farat e kungullit, kopra, farat e anasonit, finoku…).

Përparësitë e këtij nëngrupi të dytë të proteinave janë prania më e ulët e yndyrave të ngopura dhe prania e lartë e fibrave. Përveç kësaj, ato përbëjnë një burim të pasur të mineraleve si: kalciumi, zinku dhe hekuri.

Fasulet, soja, qiqrat e rëndomta dhe thjerrëzat përmbajnë fitoestrogjen. Përveç dobive të shumta ata ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave paramenstruale dhe simptomave menopauzale si çrregullimet e përqendrimit, skuqjet në fytyrë, etj.

Arrat (lajthitë etj.) janë një mensë e lehtë dhe e shëndetshme për fëmijët, si dhe përmbajnë shumicën e nutrientëve që kanë farat. Ato janë të pasura me hekur, kalcium dhe vitaminë E. Arra, kikirikët, bajamet, fistikët, janë burim i shkëlqyer i ziknkut, i cili i bën të vlefshme për forcimin e sistemit imunitar dhe për rritjen e fertilitetit tek meshkujt. Bajamet, kikirikët, arrat, lajthitë, fistikët, janë gjithashtu të dobishme në luftimin e sëmundjeve të zemrës.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: