Profeti Ynë (20) – Betimi përpara të gjithëve

Pas një rrugëtimi të stërgjatë e shumë të lodhshëm, më në fund, ata mbërritën në Siri. Të gjithë, të preokupuar që të gjenin çmimet më të përshtatshme për mallrat që kishin prurë me vete. Edhe Muhamedi ishte brenda një orvatjeje të tillë, derisa arriti një marrëveshje të mirë me një tregtar vendës për t’i vendosur edhe pikën kësaj tregtie. Në këtë pikë, tregtari përballë ishte mërzitur paksa, sepse kërkonte që Muhamedi të kryente betimin tradicional. Madje, këtë po e kërkonte në emrin e dy idhujve, Latit dhe Uzës. A ishte e mundur që Ai të betohej mbi këto copa të gjora druri, të bëra veçse nga dora e njeriut? Edhe reagimi i Tij do të ishte ai më i natyrshmi:

Nuk do të betohesha asnjëherë mbi ta; zaten nuk kam asgjë tjetër që ta urrej më tepër se to, – u thoshte Ai, derisa personi përballë iu afrua Mejseres për ta pyetur se kush ishte ky njeri që guxonte të mos betohej mbi Latin dhe Uzën.[1]

A e njeh ti këtë njeri? Kush është ky? – e pyeti ai Mejseren.

Megjithëse ai ishte duke e përfunduar vetë mendimin mbi këtë çështje, pa pritur për fjalët e Mejseres.

Mos të bëjë vaki që ta lësh të vetëm këtë njeri. Nuk ka kurrfarë dyshimi se Ai është një njeri i Dërguar prej Zotit.

[1]Ibni Sad, tabakat, 1/130

Postime të ngashme