Profeti Ynë (2) – Lutjet e Profetit Ibrahim

Profeti Ibrahim, teksa erdhi në një pikë ku silueta e tij do të zhdukej prej horizontit, u kthye dhe filloi t’i lutej Allahut Mëshirëbërës:

“O Zoti ynë! Pa dyshim, unë, një pjesë nga fara ime i lashë pranë shtëpisë Sate të shenjtë, duke i vendosur kësisoj ata në një luginë ku begatia në toka nuk di të reshtë asnjëherë.

O Zoti ynë! E bëra këtë vetëm që ata ta falin namazin sipas urdhëresave të Tua.

O Zot! Tashmë, të lutem, që zemrat e disa prej tyre t’i kthesh nga ata. Jepu atyre begati nga çdo mirësi Jotja, që edhe ata të jenë falënderues ndaj Teje!”[1]

Në përgjërimet e tij, kishte njëkohësisht lajmërim se e kishte kryer detyrën që i ishte dhënë, por edhe kërkesën që Zoti i tij Mëshirues t’i realizonte ato çfarë ai kishte dhënë si sihariq.

Teksa i lutej vazhdimisht Allahut, Ibrahimit do t’i zbrisnin këto kumte hyjnore:

Lutjen tënde për Ismailin e pranova, duke e bekuar atë me mirësi. Pas tij do të vijnë e ikin shumë breza, derisa prej pasardhësve të tij të lindin dymbëdhjetë njerëz shumë të lartë. Dhe Unë, kësodore do ta bëj atë një prijës të një bashkësie të madhe.

[1] Ibrahim, 14/37

Postime të ngashme

%d bloggers like this: