Posti i asgjësë!
E pyesin një herë një të urtë: – Kush je, çfarë posti ke? – Askush! – ja kthen i urti.
Pastaj i urti pyet personin: – Po ti kush je, çfarë posti ke?
– Jam kryeplaku. – tha me mburrje.
– Po më pas ç’do të bëhesh?
– Ndoshta guvernator! – ja kthen.
– Po më pas? – vazhdon t’a pyesë i urti.
– Ministër! – i thotë.
– Po më pas?
– Mund të bëhem kryeministër! – përgjigjet.
– Po më pas, ç’do të bëhesh?
Tashmë nuk kishtë ngelur më post për të arritur, ashtu kokëulur përgjigjet: – Asgjë, çfarë do të bëhem!
Po ç’më përdridhesh more, unë që tani e kam arritur postin që ti do arrish pas disa vitesh, në postin e “asgjësë”.
Nga Marius Tafani